Himara është kthyer në ‘mollë sherri’ në Kuvend, çka ka nxitur debate të forta gjatë seancës, ku nuk munguan as sherret dygjuhëshe.
Kryeministri Rama ka sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha teksa e ka ftuar të vijë në foltore dhe tu përgjigjet shqiptareve për një sërë pyetjesh që lidhen me Himarën dhe qëndrimin e PD për projektin më të fundit të rilindjes urbane në atë zonë.
Rama tha se deputetët e PD mbërritën në Himarë pas letrës së kreut të opozitës greke drejtuar BE, se po cenoheshin interesat e minoritetit grek në Himarë.
Rama i kujtoi Bashën edhe marrëveshjen ku PD shiti detin. “Je njeriu që ke firmosur shitjen e një cope territor të republikës së Shqipërisë. Keni shkelur kushtetutën dhe keni firmosur një marrëveshje në dëm të interesave të vendit“, tha Rama
“Lulzim hajde këtu jepu përgjigje shqiptarëve sot, nga veriu në jug, brenda dhe jashtë cfarë donte dje në Himarë PD. Pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë për projektin e rilindjes urbane në Himarë. Përgjigju shqiptarëve tani cfarë është Himara për ty, dhe cfarë shkeljesh sipas teje ka bërë qeveria në përpjekjne për ta shndërruar Himarën nga një bathore në det në një gji turistik mesdhetar. Si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e letrës së kreut të opozitës greke, drejtuar BE.Përgjigju shqiptarëve pse PD është kthyer në propagandë të shfrenuar kundërshqiptare.
Çfarë donte PD dje në Himarë. Nuk them qe jeni antikombëtarë, por ju nuk mbani përgjegjësi. PD duhet tu shpjegojë shqiptarëve çfarë shkeljesh ka bërë qeveria në Himarë. Pse u shfaq PD në Himarë të nesërmen e letres së opozitës drejtuar BE? PD i dha zë Himarës, edhe më shumë se vetë grekët. PD i detyrohet shqiptarëve përgjigje, pse ju bashkua një kori të ngritur mbi të pa të vërteta. Tregojuni shqiptarëve, çfarë është Himara për PD-në?“, pyeti Rama disa herë Bashën
Ndërkohë, Basha reagoi ndaj Kryeministrit duke thënë se tenton t’i ikë pyetjeve. Kreu i opozitës u drejtua Kryeministrit duke i thënë se ka tre vite që ka bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por nuk tha asnjë fjalë për Himarën.
“Ti patriot? Po ti ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave me eksportin më të madh të drogës. Korrupsioni është kthyer në kapje shteti sepse ti merr milionat nga xhepat e shqiptarëve për të shpërblyer oligarkët. Ja ku e ke eksportin o më i madhi i kastravecëve. Eksporti jot është droga. i ke vënë kazmën vendit. Ti nuk mund të ishe aty me një sistem demokratik. I gjithë investimi yt është që ky sistem të mbetet në dorë të kriminelëve. Por ti do japësh llogari, herët e a vonë. Por unë besoj më shumë herët sesa vonë”, deklaroi Basha.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Duke janë përfshirë në debate të ashpra për çështjen e Himarës. Dule e akuzoi kryeministrin Rama se po përdor gjuhë urrejtje dhe përçarje.
“Do të mbahet mend si gjuha më e spikatur e urrejtjes dhe e përçarjes. Abuzon me gjuhë urrejtjeje. Kjo foltore shndërrohet në një foltore turpi, ngaqë ai nuk ka turp të bëhet“, tha Dule
Nga ana tjetër, kryeministri Rama i tha Dules se nuk është minoritar, por e përdor minoritetin për biznese politike.
“Nuk di ku i dëgjove fjalët rraciste dhe e pe gjuhën e urrejtjes. Fola për një çështje që është çështje e këtij vendi dhe populli. As nuk shava kënd dhe as nuk lëshova gjysmë fjale me termat që sapo përmende. Mbase si minoritar të takonte dhe ta pyesje qirje Saliun cfarë kishte me atë të folurën tim në greqisht. Ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe nuk ke të drejtë të keqpërdorje sic e bëri qirje Saliu. Ti minoritetin e ke biznes politik, unë nuk kam biznes politik.
Tani qirje Saliu fole nga havaja jote. Nuk ka lidhje fare masterplani, por bëhet fjalë për një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës, kopshtin, ndërtesën e re të bashkisë së Himarës, dhe përfundimin e projektit të bashkisë së Himarës. I ngatërrove dy gjëra. Unë nuk vij këtu (sali) me librin tënd të shtëpisë. E dyta qirje Saliu Shqipëria është nën akuzë nga fqinjët për shkleje të të drejtave të minoritetit në Himarë. Ajo që të takonte ty dhe që të takonte ty është që kur të vije këtu të mos flasësh nga havaja por si ish kryeministër i Shqipërisë“, deklaroi Rama.
Ora 13:30 Berisha: Kreu i SHISH u largua se raportoi për narko-shtetin
“Në vend që të ikte Haki droga, iku kreu i SHISH. Kreu i SHISH u largua se i raportoi kryetarit të shtetit për narko-shtetin. Kjo lëvizje in ekstremis përbën revanshin më të fuqishëm të narko-shteti dhe krimit të organizuar. Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kjo situatë: një revolucion popullor“, tha Berisha
Ora 13:25 Manja-Bashës:Nëse të dukemi grup kriminal, mos rri këtu
Në një ndërhyrje të shkurtër vendi pas debateve të forta mes Ramës e Bashës, deputeti socialist, Ulsi Manja, i ka kërkuar kreut të PD dhe grupit të tij të lënë sallën, nëse mazhoranca iu duket kriminal. “Nëse Bashës i dukemi grup kriminal, mos të rrijë me ne në këtë sallë, të mos vazhdojë të fyejë”, tha Manja.
Ora 13:20 Basha-Ramës: S’je linguist, por kapo i kupolës
“Ky nuk është linguist, por është kapo i kupolës. Ky është gati t’i vendosë zjarrin të gjithë Shqipërisë jo vetëm Shkozës dhe Himarës. Ja raporti i institutit të BE për sigurinë dhe raporti i qendrës së monitorimit për drogën, për vite me radhë pjesa më e madhe e kanabisit që hynte në BE, kishte një prejardhje nga Maroku. Vitet e fundit raportohet një ndryshim për trafikimin e marijuanës përmes vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Shqipërisë, për shkak të rritjes së kultivimit të kanabisit në këtë vend”.
Ora 13:15 Rama: Mësuesit e mi, Noli e Konica, të Bashës, Saliu e Monika
Kryeministri Edi Rama sqaroi sërish nga foltorja e Kuvendit se marrëveshja e detit me Greqinë mbrohet me fanatizëm nga demokratët, ndërsa iu përgjigj edhe njëherë tjetër sulmeve të Berishës për përshëndetjen në greqisht të kongresit të PASOK.
Rama tha se mësuesit e tij të gjuhës janë Fan Noli e Faik Konica, ndërsa ironizoi Bashën duke i kujtuar se mësuesit e tij janë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.
“Do doja shumë ta flisja gjuhën greke, por nuk e flas dot, dhe kjo është një mangësi e imja. Dëgjojeni zotin Vangjel që vjen këtu dhe në vend se ta mbrojë ai gjuhën e tij, gjuhën e nënë së tij dhe t’i thotë qirje Saliut se nuk është një akt i fajshëm të përpiqesh të përshëndesësh një kongres partie në atë gjuhem, kudo qoftë. Nuk ka pse të përdoret gjuha greke, ja shikoni këtë patriotin. S’jam në garë me kënd se kush është më shumë patriot. Secili ka llogaritë e veta me njerëzit, me vendin. Por ju, PD-ja të vini këtu dhe të deklaroni të njëjtën gjë që deklaron një pjesë e politikës atje se marrëveshja e bërë, e shpallur antikushtetuese 9:0 nga Gjykata Kushtetuese na qenka korrupsion dhe se ju i qëndroni asaj marrëveshje, zotin e shqiptarët paçi në qafë. Është shumë e qartë, sikundër ka dhe një gjë tjetër, Lulëzim, më përmende në mënyrë të vazhdueshme gjuhën time, s’e di sa e kontrollon tënde, por në tënden ka shumë arsye për t’u ndjerë i fyer. Dhe ndryshim mes meje dhe teje, është ë se unë mësues për gjuhën time është Fan Noli e Faik Konica, kurse ti ke Saliun dhe Monikën“, tha Rama.
Ora 13:00 Basha: Ju jeni gati t’i thoni trëndafilit kanabis
“Kështu sic e ka nisur do heqë edhe çorapet deri në fund të seancës. Ju jeni gati t’i thoni trëndafilit kanabis. Ramës i ka mbetur të zhveshë gojën, për të mos u përgjigjur për një pyetje. A je ti përgjegjësi i kanabizimit të vendit? A ke vendosur ti Edi Rama kriminelë në parlament dhe bashki? A nuk je ti që e bërë Shqipërinë strehë të kriminelëve? Ti nuk ke flamur kuqezi. Flamuri yt është jeshil. E gjitha kjo orgji orale ka një arsye, justifikimin e kopulës mafioze të shtetit. 30% e shqiptarëve nuk blejnë dot bukë, qumësht dhe vezë për shkakun tënd Edi Rama”, tha Basha
Ora 12:46 Rama ironizon Dulen dhe Berishën: Zoti Vangjeli, qirje Saliu, po përdor minoritetin…
Replika të forta në sallën e Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Dule: Një miku im gazetar i spikatur më kishte thënë për ty, ai është njeri i zymtë dhe mbajeni mend se do të mbjellë zymtësi, politike, institucionale, por ky njeri nuk ishte vetëm i zymtë, ky solli kanabizimin, krimin, e bëri një qeverisjen dhe kriminalizimin, dhe kanabizimin dhe ju kryetar dëshiroj t’u bëjë propozim kur në një foltore parlamenti përdoret gjuha e urrejtjes ndërpritet fjala
Gramoz Ruçi: Abuzove me procedurën zoti Dule.
Edi Rama: Zoti Vangjeli, qirje Saliu, nuk di ku zotrore Vangjeli i dëgjove fjalët raciste, gjuhën e urrejtjes, unë fola për një cështje që është e këtij vendi dhe lidhet me aspiratat tona sot, as shava kënd, si bëtë të dy ju këtu. Mbase si minoritar të takonte të pyesje qirje Saliun se ç’kishte më të folurën greqisht timen dhe jo mua, ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe fat kush e di, dhe jo ta përdorë si qirje Saliu, ti minoritetin e përdor si biznes. Sa per zymtesine time, tjetër hesapi, ja shiko Saliun dhe ndriçohu, por vetëm ver krem se mos nxihesh.
Ora 12:36 Rama-Berisha replika për Himarën
Rama-Berishës: Po konfirmon se doje të shisje detin
Doli zëri i padronit. Sali do isha i lumtur sikur të dija edhe greqisht. Ajo që nxorre këtu si zbulim është fjala përshëndetëse që kam bërë për kongresin e PASOK, në pamundësi për të shkuar atje. Të më akuzosh se unë kam folur në një gjuhë tjetër, këtë mbaje vetë. Ato gjuhë që i di nuk i kam si ndërtime pa leje si ti. Gjuhet që flet ti duken taman si ndërtime pa leje. The që marrëveshjen e detit e paskëm rrëzuar unë me para dhe korrupsion në Kushtetuese, që votoi 9 me 0. Kushtetesja mbrojti interesin kombëtar. Marrëveshjen e bërë ti me Bashën. Rëndësi ka që ti tregon se i qëndron asaj marrëveshje. Kjo ka rëndësi që të dinë shqiptarët.
Berisha tregon pamjet kur Rama flet greqisht
Ajo që ju shihni në Himarë është një agresion i turpshëm ndaj qytetarëve krenarë që kanë qenë dhe mbeten bastion i shqiptarizmit. Ka patur një masterplan për Himarën dhe gjithë Bregun. Studimi përcaktonte se ku nuk mund të ndërtohej. Ky studim përmbysi një studim të mëparshëm të PS. Rama përmbysi studimin britanik. Pse nuk pati sherri gjatë 8 viteve në Himarë? Sepse ligji ishte i qartë. Studimi që bëri Rama përcakton se ku duhet të ndërtojë Olsi. Ky atdhetar që përdor si strofull të fundit nacionalizmin
Ja replikat Rama-Basha
Ora 12:25
Lulzim Basha: Ta kanë pirë ujin shqiptarët nga Himara në Shkozë. Ti je shkaktari dhe përgjegjësi kryesor që 56% e shqiptarëve duan të largohen. Ti je përgjegjësi dhe autori i një ekonomie në krizë që nuk prodhon asgjë. Je autori i marrjes peng të demokracisë e votës. Të gjithëve u ke vjedhur Shqipërinë me krimin, atyre partinë. Nuk ka asnjë arsye tjetër, veç faktit që qeveria është e zhytyr dhe e kapur nga krimi, që negociatat janë bllokuar.
Edi Rama: Vazhdoni ti merrni për budallenj shqiptarët. Pyetjes që ta përsëris për të tretën herë nuk i shmangesh dot.
Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territori të Shqipërisë. Kjo është një nga arsyet pse ne kemi sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Jeni partia, të provuar nga Gjykata Kushtetuese se keni shkelur interesin kombëtar. Keni firmosur një marrëveshje që cënon integritetin e vendit. Jeni të papërgjegjshëm dhe sado të këndoni hitin në megafon.
Ju hajdeni thojeni cfarë është Himara për ju? Se unë e di cfarë është himara për mua. Vazhdoni mbushni kazanin me atë llum. Unë nuk po pyes për këtë por pyes çfarë donte PD dje në Himarë.
Ora 12:10 Rama-Bashës: Firmosët shitjen e një pjese të territorit, keni shkelur interesin kombëtar
“Lulëzim, keni shitur një pjesë të territorit me firmën tuaj. Keni shkelur interesin kombëtar, kushtetutën e vendit dhe firmosët një marrëveshje që cenon integritetin territorial të këtij vendi. Prandaj sot kemi një dialog të vështirë me fqinjët. Kurrë nuk do iu them ju antishqiptar, antikombëtar, Saliut, që ka bërë shumë dëme, as ty që ke bërë më pak se s’ke pasur mundësi të bësh më shumë. Por mund të gjykohen si të papërgjegjshëm, papërgjegjshmëri që ju e keni treguar vijimësisht dhe sado ta këndoni këtë hitin e fundit që keni caktuar për ta përsëritur në gramafonin e PD, njerëzit atje jashtë shohin, dëgjojnë dhe kuptojnë”.
Ora 12:05 Basha-Ramës: 1.3.mld euro nxorët nga droga
“1.3 miliardë euro ka nxjerrë me drogën ky që bilbiloz këtu. Mendja s’e kupton dot, nuk e përkthen dot. Ditën kur t’u kapën mushkonjat e para tregove se e kishe vënë gjithë territorin në funksion të bandave. Ti duhet të ishe shkarkuar dhe vënë para drejtësisë. Por, beteja nuk ka marrë fund dhe ti nuk mund ta fitosh kurrë. Je kryetrafikan dhe i kapur në bashkëpunim me bandat. Mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm nga akuzat që nuk i kishim bërë ne, por antimafia italiane. Miqtë e tu tregojnë me gisht furgonat e policisë dhe thonë ‘këta janë tanët’. Ti e ke për borxh të vish këtu dhe të zhvishesh lakuriq për të hequr vëmendjen. Ti ke mbaruar si kryeministër, ti e di që de facto qeveria jote ka mbaruar punë si kryeministër. Nëse do ta pranosh rrëzimin e qeverisë tënde institucionalisht apo me popullin, kjo të takon ty”, tha Basha.
Ora 12:00 Basha-Ramës: Je më i madhi i kastravecëve
“Ti je më i madhi i madhi i kastravecëve…droga është eksporti jot, i ke vënë kazmën vendit. Ti nuk duhet të ishe aty në një sistem demokratik. I gjithë investimi yt është që ky sistem të mbetet në dorë të kriminelëve. Do përgjigjesh, as batutat, as megafonët nuk do të bëjnë më punë, do japësh llogari herët ose vonë, unë besoj herët më shumë se vonë”, iu përgjigj Basha, Ramës.
Ora 11:50 Rama: Një lloj kastraveci rritet vetëm në llumin e politikës
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e PD, Lulzim Basha, në Kuvend, teksa ky i fundit e akuzoi për drogën dhe krimin në vend, duke thënë se nuk duhet bërë interpelancë për karotat e Divjakës.
Rama i është përgjigjur me ironi, duke i thënë që në Shqipëri ka prodhim dhe këtë e tregojnë shifrat, por ka dhe një lloj kastraveci, që kultivohet vetëm në llumin e politikës.
“Të dëgjova të thuash që në Shqipëri nuk ka karota, patate, gjë që e tregojnë shifrat e eksportit, por në Shqipëri ka një lloj kastraveci që kultivohet në llumin e politikës”, tha Rama.
javanews/a.ç