• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama-Berisha/ Batutat e pazbardhura të seancës së djeshme (Debatet e plota)

by
22/07/2015 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha kanë shkëmbyer batuta gjatë seancës së djeshme parlamentare.

Debati i plotë është si më poshtë:

Debati

Edi Rama: Duke dëgjuar gjithë këto debate, m’u kujtua një shprehje: “Të jesh budalla, të jesh i vetëkënaqur dhe te kesh shëndet të mirë janë tri kërkesat bazë që të jesh i lumtur”.

Sali Berisha: Do të preferoja që të citoje gjyshen, që s’besoj te ketë thënë se ka qenë grua fisnike, e cila sipas teje ka thënë që “burri gënjen”. Ju garantoj që s’e ka thënë, ka shërbyer në Pallatin Mbretëror pra… (Rama largohet nga salla)

Berisha: Iku! Mirë bëri që iku, po s’rri dot ai, s’e mbajnë nervat. E lëshojnë nervat. Para tri ditësh Gjergji, ai i statistikës, u tha shqiptarëve… (Rama rikthehet në sallë)

Edi Rama: Kush është ky, Gjergj Fishta? Sali Berisha: Ai ka inteligjencë o zotëri, sa ai të kesh ti. Po lëre Gjergj Fishtën… S’ke punën me Fishtën, as për personazh nuk hyn dot te Fishta ti, jo më për të tjerat. Edi Rama: Po fol për arsimin, fol…

Sali Berisha: Ta kam thënë me qindra herë, zotëri, që po e çon vendin drejt rrokullisjes ekonomike të këtij vendi.

Edi Rama: Fol pak për “Shevroletin” e përdorur…

Sali Berisha: Lëri ato ti, ato janë kontrolli punëtor. Kontrolli punëtor kishte alergjitë e veta… (Jozefina Topalli në këmbë flet me Pandeli Majkon dhe përkulet drejt tavolinës së tij).

Edi Rama: Shih me sy e plas me zemër, o Pandi…(Qesh)

Sali Berisha: Ju krenaristë, me që flisni për ekonominë, a e dini sa kanë rënë eksportet, të naftës, të kromit?

Edi Rama: Fol për rakinë e rrushit, fol…

Sali Berisha: Ti s’ke faj se s’i kupton këto, s’i merr vesh… Çfarë po ndodh në këtë vend?! S’ka asnjë investim në Shqipëri, përveç atyre që lamë ne, edhe ata po ikin. Sot kisha në zyrë përfaqësuesit e HEC­it të Devollit.

Edi Rama: Po Kalivaçi? Kalivaçi…

Sali Berisha: Sa ka investuar thoni ju, 350 milionë euro. Dy mijë punëtorë janë punësuar në HEC­in e Devollit.

Erjon Braçe: Po te betoni e ke mendjen…

 Sali Berisha: Është kollaj të rrahësh gjoksin me punët e të tjerëve, por duhet të mburresh me punët e tua. Ti mburresh me ato zhgarravinat në tablo që s’t’i blen njeri. (Rama qesh). Më fal, përdor pushtetin për t’u bërë piktor. Do të hapësh ekspozitë, hape, ky mendjen te bojërat e ka, s’e ka te puna…

Edi Rama: Fol për arsimin, fol…

Sali Berisha: Dëgjova një ministre që tha se nuk e prek fasadën ajo mballoma klasike. Po nuk është shtëpi e jotja ajo. Po s’i bëhet kurrë ajo veshja me neone. Shko çoji në ndonjë banjë publike, as aty s’t’i pranojnë. Apo gënjen ndonjë gazetar se ndërtesa e Geraldo Bozios qenka vepër e komunizmit? Po ti ke mashtruar botën, si mos të mashtrosh një gazetar të “Financial Times”.

Erjon Braçe: Dhe si e besojnë një herë, si?!

Sali Berisha: Ajo është një nga ndërtesat qeveritare më të mira që mund të bëhet. Dinjitoze për çdo Kryeministër që është futur aty dhe ka shprehë vlerësimet. Dhe ky, për të justifikuar ballomën që i vë në hyrje, i thotë është zymtësi e komunizmit dhe unë po e rinovoj. Ti mashtron botën, jo më mos të mashtrosh një gazetar.

Edi Rama: Letër higjienike janë gazetarët për ty…

Sali Berisha: Ai gazetari është viktimë i një mashtruesi të specializuar.

Next Post

FOTO/ Si ka qënë Luana Vjollca dhe si është tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In