• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama bëri ndryshimin e duhur

by Lutfi Dervishi
08/09/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Nëse njerëzia bëri pushim muajin gusht- ministrat e qeverisë kaluan pushimet më të këqija për shkak të sinjaleve se në shtator priteshin ndryshime në Qeveri. Ministrat në fakt nxijnë për 11 muaj fytyrën në Tiranë dhe 1 muaj i mbetet për të nxirë trupin në plazhet e Shqipërisë. Por nëse tolerohet nxirja e fytyrës së individit nuk mund të tolerohet nxirja e fytyrës së qeverisë.

Vetë kryeministri e la krejt të hapur mundësinë e ndryshimit kur tha se me secilin ministër kishte një kontratë perfomance. Dhe kur vjen te perfomanca- nuk ka facebook e instragram që të zbukuron bilancin.

Analistët dhe vëzhguesit e jetës politike nënvizonin se pyetja nuk ishte A, por Sa të thella do të ishin ndryshimet?

Fjala e mbajtur në Asamble kombëtare nga kryeministri paralajmëroi një cunam të vërtetë. Po të mos e dalloje nga timbri zërit dhe figura të krijohej përshtpja se po fliste lideri opozitës.

Nuk kemi mbaruar by passin e Fierit (5-6 km të mbetura) dhe të Vlorës, nuk kemi mbaruar rrugën e Elbasanit (10 km rrugë e mbetur). Zemërimi kryeministrit duke patur parasysh se nuk ka përgjigje për pytjen: cfarë rruge keni mbaruar këto 5 vjet, është mëse legjitim.

Ata  në sallë dhe vëzhguesit në kafene menduan se ministri parë që duhet ndryshuar është Damian Gjiknuri.

Kryeministri u shpreh krejt i pakënaqur me drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë zyrtarët – tha ai nuk e kuptoj se çfarë bëjnë  në zyra– E hëngri dhe Niko Peleshi….

Edhe në frontin e punëve me jashtë nuk është se kemi shkëlqime. Bisedimet me Brukselin nuk u hapën. Me Athinën  nuk ka progres. Në Kosovë nuk merret vesh në është bishti më i rëndë se sqepari. U krijua për një moment ideja se iku edhe Ditmir Bushati.

Gjykuar nga vizitat në familjet e varfëra ku varfëria është skalitur më shumë se në prozën e poezinë e Migjenit, ndryshime të shpejta dhe pa shumë diskutim priteshin edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Për punë e rendit, ndryshimet jo vetëm i kërkon opozita, por është krejt e qartë se i kërkon edhe situata. Një postim i deputetit Gjetan Gjetani ishte qershia mbi tortë. Shkarkimi live i Gjetanit- sigurisht që do të pasohej edhe nga shkarkimi ministrit të Rendit. Kur u shkarkua Gjetan Gjetani që skuqet kur flet- pritej të skuqeshin edhe të paktën gjysma e qeverisë.

Te çështja e rendit dhe lidhjeve me krimin- kryeministri sigurisht nuk do të toleronte sinqeritetin brutal të kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla që pohoi se kishte miqësi me një të ndaluar me biografi problematike në Itali dhe Shqipëi.

Për Financat dhe Ekonominë – si mund të ecë përpara nga në mësues anglishtje- shifrat sado të mira të dalin në facebook nuk mbulojnë dot realitetin e një ekonomie në paralizë ku malli kryesor i eksportit mbeten:  400 mijë shqiptarë që plotësojnë llotarinë amerikane.

Kryeministri u shpreh dakord me një propozim të beftë të kryetarit të opozitës për vetting- por nënvizoi se nuk duhet të harrojmë vettingun që po ndodh- me ritmet e të cilit nuk janë të kënaqur as ata që po shkarkohen. Ministria e Drejtësisë një tjetër dikaster ku priten ndryshime.

Në fakt udha më e shkurtër do të ishte të përmendej se cili dikaster do të mbetet pa ndryshuar: dhe i vetmi duket ai i Mbrojtjes.

Në kohën që anëtarët e asamblesë, anëtarët e qeverisë dhe publiku i gjerë po priste kumtimin e ndryshimeve, kryeministri mori frymë thellë dhe kumtoi ndryshimet , … jo në qeveri, por në parit. Në fakt jo ndryshimet, por ndryshimin.

I vetmi ndryshim i madh i shtatorit 2018 ishte Musa Ulqini.

Pas marrëveshjes së 17-18 majit 2017 me liderin e opozitës, kjo ishte lëvizja e dytë e madhe që nuk u parashikua as nga opinioni publik, as nga ministrat, dhe sigurisht edhe këtë radhë analistëve mbeten me gisht në gojë. Askush nuk guxon të komentojë efekte që do të ketë në qeverisjen e vendit ndryshimi i Musa Ulqinit

Next Post
Të ardhurat e Realit arrijnë mbi 750 milionë euro

Të ardhurat e Realit arrijnë mbi 750 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com