• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama bën mirë që kërkon paga më të larta nga privatët, por të kërkojë edhe ulje të çmimeve

by Carlo Bollino
17/03/2023 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Kryeministri Edi Rama bëri mirë sot që thirri sipërmarrjet private për t’i sensibilizuar rreth nivelit të pagave që ata paguajnë. Në fakt është e turpshme që një ndërmarrje ndërtimesh (për shembull) t’u japë rroga 40.000 lekë në muaj punëtorëve që ndërtojnë pallate që më pas shiten nga 2500 apo 3000 euro metri katror. Është shfrytëzim i mirëfilltë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë sektorë privatë të tjerë, ku është i përhapur edhe fenomeni i pagesave në të zezë, pra e krahut të punës që paguhet pa deklaruar rrogën reale dhe pa paguar në këtë mënyrë sigurimet shoqërore. Pra, jo vetëm që punëtorët paguhen pak, por mbeten edhe pa pensione.

Deri tani qeveria e kishte justifikuar heshtjen e saj mbi këtë fenomen me frikën e ndërhyrjes në biznesin privat. Në fakt, në një ekonomi tregu të shëndetshme, Shteti duhet të lërë tregun të vetërregullohet dhe biznesi privat nuk duhet të pësojë asnjë kushtëzim nga ana e Shtetit. Po a është e shëndetshme ekonomia e tregut shqiptar deri në këtë pikë? A është në gjendje të vetërregullohet? Deri diku. Pra, tani që Edi Rama e theu këtë tabu’, duke arritur të prekë problemin e pagave të privatëve, e ka për detyrë të shkojë edhe më tej dhe të merret edhe me çmimet me të cilat privatët shesin shërbimet e tyre.

Ekzistojnë shërbime dhe produkte thelbësore mbi të cilat privatët abuzojnë me çmimet dhe ku asnjë institucion shtetëror dëshiron të ndërhyjë. E ka bërë vetëm me bukën dhe karburantet, por është një përjashtim. Shërbimet e ofruara nga shëndetësia private për shembull, edhe falë një situate gati monopoli që Autoriteti për Konkurrencën bashkë me politikën kanë lënë që të krijohet, kanë arritur çmime deri edhe më të larta sa ato që paguhen jashtë shtetit.

Cili pensionist është në gjendje të paguajë 5.000 lekë (të reja) për të bërë një ekografi pranë një spitali privat, siç ndodh sot? Cili punëtor është në gjëndje të paguajë 7-8000 lekë (të reja) për të bërë analiza të thjeshta laboratorike që shpesh nuk sigurohen nga shëndetesi publik? E njëjta gjë vlen edhe për ilaçet. Shpeshherë është më ekonomike t’i kërkosh shokut apo të afërmit që del jashtë që t’i blejë nëpër farmacitë europiane, sesa t’i blesh në farmacitë shqiptare ku çmimet për disa ilaçe janë më të larta dhe cilësia e të gjithë ilaçeve (kushedi pse) gjithnjë e më e ulët.

Jo më pak i rëndësishëm se shëndetësia është edhe ushqimi. Kush i kontrollon çmimet e disa produkteve ushqimore që shpesh kushtojnë deri 50% më shumë se në Itali apo në Greqi? Përse një copë djathë parmixhano në Shqipëri është produkt për të pasurit, ndërsa në Itali është për xhepat e të gjithëve? Si mundet që një kilogram mandarina kushton në Tiranë dyfishin e çmimit të 1 kilogrami në Milano? Me pretekstin se bëhet fjalë për mallra të importuara, çmimet dalin jashtë kontrolli dhe në lëkurën e konsumatorëve bëhen spekulime të turpshme.

Çmimet e çmendura tashmë kanë prekur edhe sektorin e turizmit. Një apartament në Sarandë këtë vit kushton deri në 180 euro për natë (nga 60 euro të një viti më parë), ndërsa një dhomë në një hotel kushton deri 300 euro nata edhe më shumë. Si në Sardegna apo në Kosta Azzurra, ku të ardhurat janë 15 herë më të larta.

Nëse do të ishte një ekonomi tregu normale, çmimet do të rregulloheshin nga tregu dhe po tregu do të çonte çmimet në linjë me të ardhurat mesatare. Por ekonomia informale që vazhdon të zotërojë Shqipërinë deformon vlerën e të ardhurave mesatare dhe qarkullimi i sasive të mëdha të kapitalit të pisët (pra para cash mbi të cilat nuk paguhen taksa dhe shmanget çdo kontroll) lejon spekulime.

Vetëm kështu shpjegohet fakti se pse apartamentet në Tiranë kushtojnë tashmë më shumë se në shumë qytete italiane apo franceze, pra shumë më lart se mundësitë e një qytetari të mesëm. Çmime shumë të larta edhe në fushën e ndërtimit që për t’u justifikuar të cojnë në lukse të shfrenuara, një tjetër mani jashtë kontrollit  që modifikon përfundimisht rregullat e tregut. Pyetja është e thjeshtë: Eshtë e vërtetë që ato supervila dhe superapartamente shiten pavarësisht cmimeve stratosferike, po kush i blen?

Ja pse bën mirë kryeministri që ndërhyn në çështjen e pagave mesatare, duke ftuar sipërmarrjet të rrisin rrogat dhe t’i deklarojnë në vlerën reale. Por kjo nuk mjafton. Duhet që Shteti të kontrollojë sektorin privat dhe të gjejë një metodë që përveçse të shërbejë për rritjen e rrogave, të ulë edhe çmimet.

Next Post
Sondazhi/ Tirana në drejtimin e duhur, 55.4% e qytetareve vlerësojnë transformimin e kryeqytetit

Sondazhi/ Tirana në drejtimin e duhur, 55.4% e qytetareve vlerësojnë transformimin e kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In