• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla takim me shqiptarët në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe, si asnjëherë tjetër

by A R
23/02/2025 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi ditën e shtunë një takim me bashkatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës në Itali, nga ku njoftoi se numri i kërkesave për regjistrim nga Italia për zgjedhjet e 11 majit ka arritur në 100 mijë.

Në fjalën e tij ministrit Balla deklaroi se diaspora shqiptare do t’i japë Partisë Socialiste fitoren më të madhe se asnjëherë tjetër.

Sipas Ballës, së shpejti do të nisë edhe programin “Mësues për Italinë”, program i cili ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Italisë.

“Shumë faleminderit për këtë pjesëmarrje ndërsa sonte këtu plotësojmë 100 mijë kërkesa në platformën e ngritur nga KQZ që vijnë vetëm nga Italia.”

Balla theksoi rëndësinë e votës së diasporës për të siguruar jo vetëm një shumicë të thjeshtë prej 71 votash, por duke synuar për 84 vota, për të mundësuar reforma të rëndësishme në mandatin e ardhshëm.

“E me kaq sa jemi sonte këtu do të kalojmë përtej 100 mijë dhe të konfirmojmë edhe në 10 ditët e ardhshme një numër të konsiderueshëm mbështetësish të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës nga Italia dhe e gjithë bota. Përmes votës tuaj t’i mundësojmë Shqipërisë sonë një shumicë jo vetëm absolute prej 71 votash por të kemi një shumicë të cilësuar në parlamentin e ardhshëm për të çuar përpara shumë reforma të rëndësishme që na presin në këtë mandat të katërt i cili është mandati i Shqipërisë në BE”, tha ai.

Balla shpjegoi arsyet se përse duhet votuar Partia Socialiste, duke folur për zhvillimin e madh që ka pësuar Shqipëria gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke u shndërruar nga një imazh i rrënuar në një destinacion të njohur turistik në Evropë, brenda një dekade.

“Këtu mes italianë ku ju jetoni o do gjesh një italian që ka qenë në Shqipëri verën e kaluar apo që planifikon të shkojë këtë verë në Shqipëri, shtuar këtu edhe këta që zgjedhin Shqipërinë, o për të bërë dhëmbët, o për të vënë flokët, o për të rregulluar hundën. Kush e imagjinonte disa vite më parë që kur vjen me avion nga Shqipëria për në Itali do gjesh pesë me kokën mbuluar se kanë vënë flokët, katër kanë rregulluar hundën edhe nja 20 të tjerë që kanë bërë dhëmbët.”

Sipas Ballës, ky zhvillim ka sjellë edhe shumë vende pune në Shqipëri, por Shqipëria nuk u bë destinacion turistik vetëm falë bukurisë natyrore.

“E kishte zënë edhe Luli, po lëre, mos i jep argument Saliut, se do thotë pastaj ndonjë gjë tjetër, do t’i thotë: “E ka lënë Taulanti”, pastaj. Por e vërteta është se me Edi Ramën filloi një kapitull i ri për Shqipërinë, transformimi. Jo vetëm Vlora, por çdo qytet i Shqipërisë. Takova dy veta këtu që kishin ardhur pak me turp se janë me PD-në thonë do vijmë se do japim votën Partisë Socialiste por nuk duam të na shohin ata të fisit tonë atje. Rri i qetë se edhe fisi yt është bërë me PS-në. Ndonjëri nga ju që thotë se do votojë ndonjë nga këta të rinjtë, dëgjoni Taulantin. Ju votë për të shkuar kot nuk keni”, tha ai.

Sipas Ballës, vota e diasporës këtë vit është historike jo vetëm se votohe,t por për herë të parë do kemi në Kuvend djem e vajza përfaqësues të diasporës.

“PS është e vetmja që ka çelur një platformë përmes së cilës edhe bashkatdhetarët mund të bëhen pjesë e ekipit tonë kombëtar përfaqësues. Dhe ne kemi pasur një proces shumë të hapur. Vetëm në platformën “Deputeti që duam” janë 600 burra e gra, djem e vajza profesionistë të shkëlqyer të cilët kanë kandiduar në këtë proces. Ne nuk bëjmë një proces të mbyllur ku të konkurrojnë vetëm anëtarët e PS. Një pjesë e tyre do jenë pjesë e ekipit. Por dhe ata që nuk kanë fituar do të jenë pjesë e qeverisjes sonë në të gjitha nivelet, pasi të marrim mandatin e katërt”, vijoi ai.

Balla tha se meritë e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste është edhe marrëveshja e pensioneve, nga e cila përfitojnë 500 mijë shqiptarë në Itali, gjë që përbën një argument të rëndësishëm edhe në negociata me Greqinë.

Ndërsa në fund u ndal te një pikë e retorikës së tij në diasporë të cilën e ka më për zemër, gjuha shqipe që duhet të mësojnë fëmijët që kanë të paktën një prind shqiptar.

“Kjo qeveri e ka filluar këtë përpjekje me mësuesit e parë në Greqi në kuadër të Mësues për Diasporën por ju garantoj se nga shtatori do të fillojmë edhe me programin Mësues për Italinë.”

“Bëjeni votën tuaj kampion dhe votoni Partinë Socialiste”, ishte thirrja e Ballës në fund të takimit me shqiptarë në Prato.

Next Post
Mijëra kanadezë kërkojnë heqjen e shtetësisë për Elon Musk

Mijëra kanadezë kërkojnë heqjen e shtetësisë për Elon Musk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

Zjarr në Trevllazër të Vlorës, flakët përfshijnë ullishtet, favorizohen nga era

August 16, 2026
Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit përmes ish-komandos grek, kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

August 16, 2026
Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

Kina ka përpunuar një numër rekord udhëtimesh pasagjerësh me tren në janar-korrik

August 16, 2026
Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

Arrestohet në Rumani i dënuari për vrasje, ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

August 16, 2026
Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

Zjarri rekord në Belgjikë, flakët i drejtohen Gjermanisë

August 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Gusht 2026

August 16, 2026
“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com