• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama bën historinë në Berlin, Basha rishkruan historinë e gjermanit në Tiranë

by Flogert Muça
28/11/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ftesa e Kancelares gjermane Angela Merkel drejtuar kryeministrit Rama për vizitën e sotme në Berlin ishte një ngjarje e rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Rama ishte i ftuar sot për të 3-tën herë në 3-vjet nga zonja e hekurt, e cila duke shembur çdo iluzion të PD-së dhe përqafuesve të idesë për pengim të integrimit të Shqipërisë në BE, tha sot shkoqur se Gjermania do të japë votën PRO Shqipërisë në mes të dhjetorit.

Kancelarja nuk u ndal në asnjë moment në pikat e Partisë Demokratike për t’i parashtruar ato si pengesë për çeljen e negociatave, por i mëshoi edhe njëherë fort faktit se e vetmja pengesë mbetet Vettingu, ligj i cili siç dihet mbahet peng nga Kushtetuesja e doktorit. Që do të thotë se opozita jo vetëm që nuk merret seriozisht nga ndërkombëtarët për kauzat që ngre, por është dhe problem për integrimin e vendit.

Nuk do mend që Merkel nuk i është përgjigjur sot Partisë Demokratike, se nuk ka as nge e as kulturë politike të rëndomte që të merret me një parti që del kundër interesave të vendit të saj. Merkel sot i foli shqiptarëve duke ju thënë se është me ta, i dha zemër qeverisë për të vazhduar rrugën e nisur të reformave dhe i foli Ballkanit e euroskeptikëve se projekti i BE duhet të vazhdojë e të zgjerohet.

Nuk kishte asnjë të re në mesazhin e Merkelit pro Shqipërisë. Marrëdhëniet kanë qenë të intesifikuara më shumë se kurrë më parë mes 2 shteteve dhe fakti që në 3 vjet Rama takon kancelaren e shtetit më të fuqishëm në Europë, është fakt mjaft domethënës. Askush nuk u habit kur pa sesi Merkel dha mbështetje të plotë për Shqipërinë, sesi vlerësoi reformat e ndërmarra, uroi kryeministrin për punën dhe kërkoi zbatimin e reformës në drejtësi.Sepse në fund të fundit, këtë ka thënë e gjithë kupola e Brukselit, e cila më pas (Mogherini&co) janë sulmuar nga Partia Demokrarike si të njëanshëm e që mbështesin kryeministrin Rama. Thua të jetë kështu edhe në rastin e Merkelit? Kjo është qesharake si vetë opozitarizmi që manifestohet sot në Shqipëri.

Merkel sot nuk përmendi as 7 as 17 pika që janë pa plotësuar nga Shqipëria sa i takon kushteve për çeljen e negociatave, por theksoi vetëm një kusht, Vettingun! Që do të thotë se gjithçka tha deputeti i saj në Tiranë para pak ditësh, (deklaratat e të cilit u trumbetuan nga mediat pranë PD-së si bomba ndaj negociatave) nuk kishin të bënin me qëndrimin e Gjermanisë, por ishin qëndime personale të një deputeti kundër Merkelit e kundër Shqipërisë.

Takimi në Berlin sot ishte i nivelit të lartë. Kryeministri u prit në aeroport si kryeministër i një vendi të barabartë, në një ditë të shënuar historike dhe për një takim historik për Shqipërinë. Teksa sot  kjo ndodhte në sytë e gjithë shqiptarëve, opozita dhe kryetari i saj i ishin përushtuar një tjetër sfide të jashtëzakosnhme për ta. Opozita me kryetarin në krye po merreshin me rishkrimin e historisë. Siç ka ndodhur edhe më parë me doktorin, edhe Basha i është përkushtuar shkrimit të historisë së Shqipërisë. Nuk po shkruante atë që po ndodhte në Berlin sot, ku flitej për fatin e vendit, por po rishkruante atë që ka ndodhur 72 vjet më parë, clirimin e vendit. Si ”I ati’ i tij politik Basha i ishte përveshur sot luftës kundër historisë, ku brohoriste se Shqipëria nuk u çlirua në 29 nëntor, por në 28. Se gjermani i fundit iku një ditë para datës zyrtare të çlirimit. E bënte këtë në momentin që një kancelare gjermane, populli gjerman po i jepte vendit një ‘PO’ sa i përket integrimit të Shqipërisë. Symbyllja e Bashës i cili sot merrej me gjermanët e së shkuarës ndërkohë që gjermanët e sotëm po i jepnin dorën Shqipërsisë në rrugën e zhvillimit ishte shfaqja më turpëruese që një opozitë mund të japë.

Para pak ditësh një gjerman vinte dhe thoshte se Shqipëria nuk duhet të integrohet në BE, Basha gëzonte si çilimi, ndërkohë që sot Gjermania zyrtare shprehet krah Shqipërisë në rrugën e integrimit, Basha ka idhni. Eventualisht, Basha nga kompleksi që ka ndaj ecurisë pozitive të vendit sa i përkët prioriteve të BE-së, ka gjasa që t’i shpallë luftë Gjermanisë dhe mbarë BE-së, që mesa duket, njëlloj si shqiptarët që s’po e kuptojnë e po e votojnë kundër, nuk po e marrin në asnjë rast seriozisht.

Deri në momentin që PD ta kuptojë se historinë e shkruajnë historianët e për të bërë ju takon politikanëve e njerëzve të zakonshëm, zor se do merret seriozisht nga shqiptarët e ndërkombëtarët! /Lexo.al/a.m.

Next Post
Ronaldo e kompani, kohë rinovimesh te Real Madrid

Barcelona – Real Madrid, kjo diferencë pikësh aktuale ndodh pas 13 vjetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In