Kryeministri Edi Rama komenton me ironi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor drejt BE.
Nga një panel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Rama tha se kur vendi ynë nisi këtë proces ishte pa thinja dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë.
Rama tha se Netilx do duhej të bënte dy seriale, një për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë, por njëri u çmend dhe u largua (Britania e Madhe) dhe SHBA do ishte shfaqja me një sherif.
“Ajo çfarë di është se kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por, duke qenë një dashamirës mjaft i madh i Netflix, do thoja se pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë, nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflixi mund të bëjë dy seriale, një për BE, një për SHBA.
Ai për BE do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqe ra fjala por njëri u çmend edhe u largua nga spitali. SHBA do të ishte shfaqja me një sherif. Ajo cfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtëmase e mirë, së paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Evropës që nuk është BE, ne jemi E, pa B dhe i shohim gjërat pak ndryshe.
Është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sesi Evropa duhet të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë dhe tani do të shohim ca do të ndodhë nga kjo”, tha Rama.