• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama batuta me banorët në Theth: Nëse deri më 30 qershor s’jepen certifikatat e pronësisë, më shpallni non-grata. Do më lini një penxhere të mbaj fjalime?

by Java News
30/04/2024 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme Thethin ku u takua me disa prej banorëve të cilët kanë investuar në biznese të ndryshme dhe bujtina për pritjen e turistëve.

Ndërsa vlerësoi potencialet e larta turistike të kësaj zone, kreu i ekzekutivit u bëri thirrje edhe banorëve të zonës të cilët ndodhen në emigrim që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

Ndër të tjera, Rama u dha fjalën banorëve që brenda datës 30 qershor, do të kenë në duar certifikatat e pronave të tyre, si pjesë e paketës që ai e quajti “Paketa e Maleve” që do ketë si qëllim kthimin e këtyre zonave në atraksione turistike.

“Në 30 qershor këtu të gjithë do kenë në dorë titulin e pronës së shumëpritur. Që mbasi i trashëguan nga stërgjyshërit akoma nuk i kanë dot. Më 30 qershor, shtëpitë e stërgjyshërve, ato që janë ndërtuar më pas janë në procese për t’u realizuar, do kenë certifikata pronësie. SDo jetë gati edhe “paketa e maleve”, do ketë brenda një sërë masash që të gjithë ata që i kanë lënë këto male, të kthehen dhe me bukuritë e këtyre maleve të bëjnë sukses dhe ekonomi. T’u lënë fëmijëve të tyre ekonomi dhe pasuri të jashtëzakonshme”- tha kryeministri.

Më tej, ai nuk i kurseu batutat me banorët e pranishëm, duke u thënë se nëse nuk do e mbajë premtimin, mund ta shpallin “non grata” duke thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha mbi daljet e tij nga ballkoni i banesës nga ku mbahet në “arrest shtëpiak”.

Rama: Fatmir
Banori: Ju falenderoj zoti kryeministër
Rama: Lëri falenderimet po konfirmo që nëse në 30 qershor, këtu nuk ndodh kjo, kryeministri shpallet non grata në Theth?
Banori: Atë nuk e bëjmë, po kemi shumë besim që do bëhet
Rama: Edhe po e bëtë, do ma lini një penxhere aty në darkë të dal të flas

Next Post
Basha: Vula ka qenë e mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

Basha: Vula ka qenë e mbetet te PD, për ne çështje inekzistente! Mos shkojmë pas një telenovele që eklipson aksionin opozitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com