• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, batuta me fshatarët: Fëmijët i bëtë një nga një, kështu do t’i bëjmë edhe ne punët

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot fshatin Meshan të Gramshit ku zhvilloi një takim me fermerë të zonës. Objekt kryesore i takimit ka qenë Fondi i Garancisë. Sipas Ramës, fshati nuk duhet të konsiderohet si lëmoshë, por të kthehet në aleatin kryesor të një qeverie për të garantuar ushqimin e popullit të vet.

Megjithate debati i kryeministrit Rama me fermeret u zhvendoset dhe tek Reforma per Drejtesi, ku kreu i qeverisë teksa shkëmbeu batuta me ata, garantoi se cdo hap do të hidhet me radhë.

“Fshati është aleati kryesor i një qeverie për të garantuar ushqimin e një populli të vet. Dhe qeveria nuk e mban në gjendje lëmoshe por e mbështete duke i siguruar bazën, por ka njerëz që ecin më ngadalë, por familja fermer duhet të funksionojë si një familje e vogël biznesi në qytet.

Sot ne e vendosim këtë, se ai ligji i famshëm 7501 që e shpërndau tokën, por duke mos e kthyer e duke mos e bërë pronar. Që të mund të bëhet kjo që ne po bëjmë duhet të ishte bërë me kohë reforma territoriale administrative, dhe jo të mbahej peng”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, lënia e fshatit në mëshirë të fatit nga qeveritë e kaluara, ka sjellë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

“Është e lehtë që themi sot që ikin të rinjtë. Po ikin. Si mos të ikin? Po si të rrinë të rinjtë më këtu? Sidomos këta në fshat.

Që u shkatërrohet ëndrra për të ardhmen teksa shohin babain që rropatet e sjell vetëm djathë e bukë në shtëpi dhe se ka një tokë që nuk e zhvillon dot sepse nuk ka një mbështetje financiare. Ja këtë do përpiqemi të bëjmë ne. Të ndihmojmë fshatin të zhvillohet”.

Në debatin me fermerët Rama hasi dhe në disa kërkesa të tyre mbi fshatin. Kryeministri garantoi se gjërat do të bëhen me radhë, ndërsa u ndal dhe tek gjykatësit.

Batutat me fermerët:

Fermeri: Fshati ynë ka 20 shtëpi, kemi një rrugë që nuk kalohet. Na kanë premtuar shumë , por deri tani nuk është bërë asnjë gjë. Me ardhjen tuaj, besoj do bëhet ndonjë gjë. Besoj se meritojmë të bëhen gjëra

Rama: Po më gjetët një fshat që nuk e meriton, na e trego, që të paktën të heqim një nga lista. Edhe ju e meritoni patjetër. E kam të qartë unë sa e vështirë është jeta në këtë fshat, apo në cdo fshat tjetër të varfër të Shqipërisë.

Fermeri: Këta që na sollën në këtë situatë, përse nuk janë para drejtësisë, po rrinë akoma si ferra nëpër këmbë?

Rama: Duhet të shkojë njëherë gjykatësi para ligjit dhe jo të të cojë ai para ligjit ty…

Fermeri: Po pse rrinë në ferra

Rama: Me se hiqen ferrat

Fermeri: Me kosë

Rama: E pra kosa, është sistemi i drejtësisë. Duhet të reformohet sistemi që të funksionojnë gjërat. Tani që të fillojë sistemi i ri i drejtësisë, do të reformohet cdo gjë. Me kosën e drejtësisë do të bëjmë punën tjetër.

Fermeri: Me kosen

Rama: Jo me kosë, jo. Është njësoj si ti të mbjellësh grurin dhe unë të të them, ‘më bëj bukën’. Por unë të them më bëj bukën, ti më thua prit se fara është ende nën tokë, sa të rritet pa sa të zhvillohet bima”.

Po mos ishte kështu nuk kishim ardhur këtu ne, u bë kështu 25 vite dhe duket se këtu shtëpia duhet prishur, ndërtuar, mobiluar e pastaj të futemi brenda të jetojmë. Se ajo koha që tha ai miku i kooperartive ku dhe kosën e bënte kryetari kooperativës ka ikur.

Fermeri: Duam kanalizime në fshat

Rama: Sa fëmijë ke?

Fermeri: 3

Rama: I bërë një e nga një apo përnjëherë

Fermeri: Një e nga një

Rama: E pra ndaj dhe ne do i bëjmë me radhë gjërat.

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

Përdhosja e sovranit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In