• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama – Avramopoulos takim me dyer të mbyllura për krizën e emigrantëve

by A R
18/03/2016 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Takimi me dyer të mbyllura mes Kryeministrit Rama dhe Komisionerit Avramopoulos ka zgjatur rreth 60 minuta dhe tema kryesore e diskutimit mësohet se ka qenë kriza e emigranteve.

Vizita e Komisionerit Avramopoulos vjen ndërkohë që kriza e emigrantëve ka prekur pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian. Më i prekur nga kjo krizë është Greqia, pasi Maqedonia mbylli kufijtë e saj.

Një rrugë e re e refugjatëve që duan të shkojnë në Gjermani dhe në vendet e Evropës Veriore mund të jetë Shqipëria, megjithëse autoritetet shqiptare e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë hyrjen e emigrantëve për shkak të pamundësisë për t’i pritur ata.

Qeveria shqiptare ka vendosur  krijimin e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët. Sipas njoftimit të qeverisë, ai do të jetë autoriteti i vetëm kompetent, vendimmarrës, për ankimet kundër të gjitha vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët. Krijimi i këtij institucioni vjen kur kriza e refugjatëve kryesisht nga Lindja e Mesme, që po kalojnë nëpër Ballkan është zhvendosur në kufijtë jugorë të Shqipërisë.

Sipas axhendës të publikuar nga zyra e shtypit e Delegacionit të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se Avramopoulos do të takohet me krerët e lartë të Shtetit.

Avramopoulos takohet sot me Presidentin Nishani, në presidencë. Axhenda e takimeve të tij  vijon me kryediplomatin Ditmir Bushati  ndërsa takimi me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri do të zhvillohet në orën 11:15-12:00, te Garda e Republikës ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Komisioneri do të takohet edhe me Ambasadorët e Vendeve të BE-së rreth orës 13.00 ndërsa në orën 14.00 ai do të jetë në drekën pritëse nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Next Post

Llalla: Struktura e posaçme gati, nisim verifikimet në kuadër të “dekriminalizimit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In