• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

by Ben Andoni
26/01/2026 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gjendja e sotme e Shqipërisë nga ana social-ekonomike është vërtetë shqetësuese. E përjashtojmë atë politike, sepse kurrë nuk ka qenë ndryshe. Në ditët tona, temat për zhvillime protestash nuk mbarojnë. Prodhuesit nuk kanë ku të çojnë prodhimet e tyre sepse inkurajohet importi. Të rinjtë ikin sepse meritokracia mungon krejtësisht dhe vendi i punës është kthyer në mjet, ku pushteti përgatit industri zgjedhore. Konkurset janë bërë qesharake. Nga ana tjetër, ekspertët evidentojnë me të drejtë se: Varfëria e vendit tonë nuk është thjesht pasojë se mungojnë të ardhurat, por i shumë faktorëve që gjithnjë e më tepër shqiptarët po i ndjejnë në kurriz të tyre. “Në qendër të problemit qëndron tregu i punës i brishtë dhe informal, ku një pjesë e madhe e punësimit ofron paga të ulëta dhe mungesë të mbrojtjes sociale, duke e bërë punën të paqëndrueshme dhe të pasigurt për mijëra familje”, shkruhet në platformën ekonomike Altax.al. E njëjta rendit pastaj me radhë disa probleme syresh dhe përfundon në atë që shumë shqiptarë e ndjejnë në kurriz. Me statistikat edhe mund të manovrosh, por realiteti i përditshëm për shumë familje është realisht shqetësues. E mbi të gjitha, rritja ekonomike, nuk manifestohet tek të gjithë sepse politikat ekonomike dhe sociale të Ekzekutivit Rama nuk përkthehen në jetesë më të mirë reale, por thjesht në përfitime për një pakicë. Mos të përmendim skandalet, ku ai 5D ka qenë më shumë se cinik…dhe i tmerrshëm për shqiptarin e zakonshëm. Do duhej një artikull i dedikuar ekonomisë për të treguar anatominë e tregut të brishtë të punës dhe informalitetin, por edhe mungesën e mbrojtjes sociale. Më saktë përfytyrimin e jepte Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, të cilit i dedikohet platforma e konvergjencës të rajonit me BE-në, ku përshkruhet  mundësia e 6 vendeve ballkanike të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40 nënfusha. Ajo që ekspertët e pohojnë me kujdes është se anëtarësimi në BE, por pa respektuar standardet, rrezikon të thellojë edhe më shumë plagën e emigracionit. Nga 40 tregues kryesorë socialë, ekonomikë, në 14 prej tyre, ose 35% të totalit, Shqipëria po bën hapa pas për të arritur standardet e Unionit. Vetëm në 4 tregues e kemi arritur standardin kurse në 22 të tjerë duhen dekada dhe madje më shumë se një shekull, përllogarit ky institucion.

Por kryeministri Rama është aty, i palëvizshëm dhe duket se mbas çdo problemi me drejtësinë të vartësve të tij (dhe janë aq shumë), ai bëhet më i fortë de facto , paçka se de jure ka kohë që po humbet në planin e brendshëm dhe po aq më atë të jashtëm. Veçse në këtë të fundit, mjafton të vijë një personazh si znj. Trump me interesat për investimet dhe gjërat e shkëpusin krejt vëmendjen. Por ekonomia është aty dhe plagët sociale, e megjithatë Rama mbetet. Një administratë e tërë dhe shumë mekanizma e mbajnë të lidhur fort me pushtetin. Ai, vetë, ka kohë që nuk pranon asgjë. Është i kulluar.

Aty është edhe mëtuesi i pushtetit të tij, Sali Berisha. Në orët e fundit mblodhi shumë protestues falë strukturave, të cilat gjithnjë e më shumë ndjejnë dualizmin dhe lodhjen prej qendrës. Të njëjtat referime për Ramën në protestë, e njëjta koreografi, e njëjta logjikë që tregon hapur se Berisha është i pasfidueshëm. Salianji me një grup mbështetësish e kundronin në një cep të hidhur dhe të pafuqi. Molotovi tregoi forcë dhe mosbindje por nuk mjaftoi. Edhe inati i njerëzve. Berisha vazhdon në udhën e tij dhe tashmë ka ofruar dhe një element të ri: Rama është në kilometrin e fundit. Por në relativitet ka perceptime të tjera për hapësirën dhe kohën. Kjo e bën Berishën të mbetet edhe me këtë komunikim patetik.

Të dy janë dhe mbeten aty dhe të patrandshëm në skakierën politike shqiptare. Rama, si kryeministri më jetëgjatë, post ’90. Berisha si politikani më jetëgjatë, post ’90. Të dy janë aty dhe të pasfidueshëm nga askush. Të dy janë aty dhe duken lehtësisht të parashikueshëm. Dhe, kjo e shton trishtimin, sepse nuk po gjenden alternativa. Për pushtetin dhe interesat e tyre mund të bëjnë gjithçka. Salianji dhe cilido është i mënjanuar, njësoj si mbrëmjen e të shtunës; ashtu si tek Rama nuk guxon askush të tregojë paradokset qeverisëse dhe korrupsionin e madh. Nga arratia ato deklarata anti-korrupsion megjithëse përpiqen të trajtojnë në mënyrë të strukturuar nga ish-zëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk zënë peshë sepse shqiptarët e shikojnë vetë si qeveriset. Ashtu si dinë vetë edhe pjesën para metamorfozës së Ahmetajt dhe kinse zyrtarëve të ndryshuar, si puna e vetë atij.

Po atëherë pse duhet të protestojmë, kur gjërat nuk ndryshojnë?! Sepse duhet. Të paktën t’i falim pasigurinë shpirtrave tanë të trazuar, ndërsa ata që duan dhe nuk mund të protestojnë, u mbet një rrugë më e vështirë që të jenë vetja dhe të mos dorëzohen: Nëpunësit dhe administrata nga pushteti Rama; dhe demokratët e politikës: Nga verbëria e ndjekjes ndaj liderit Berisha që megjithë adhurimin e madh nuk mund t’i tregojë dot të ardhmen dhe t’i kthejë në pushtet. Këtë e thonë edhe vetë, kuptohet jo on-air. Por, megjithatë edhe një i vetëm po të jetë i qartë proteston, aty ku ndodhet dhe përballë autoritetit jo demokratik. Kjo i kërkohet shqiptarit të sotëm, gjithnjë e më shumë menefregist, çdo kohë gati ta lerë Shqipërinë. Edhe një njeri i vetëm mund të ndryshojë botën, u tha njerëzve të mbledhur për ceremoninë e Nobelit të tij të Paqes në 1986, i mbijetuari i holokaustit dhe aktivisti Elie Wiesel: “Mund të ketë raste kur jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të ketë kurrë kohë kur dështojmë të protestojmë”. Ky mbase mund të jetë një ilaç i vogël në shoqërinë tonë, por gjithsesi i nevojshëm. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

Comments 1

  1. Vlora says:
    2 hours ago

    Beni esht serioz por i merzitshem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

January 26, 2026
“Nder të jem në këtë foltore!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

“Nder të jem në këtë foltore!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

January 26, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

January 26, 2026
Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

January 26, 2026
“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

January 26, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Merr fund arratia/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares. Nga ngjarja..

January 26, 2026
VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

January 26, 2026
Arben Frroku drejt lirisë, Haga refuzon ekstradimin në Shqipëri

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…

January 26, 2026
“S’ma ndjen për mender liderat e partisë”, shpërthen Murrizi: Nëse nuk është pjesë e pazarit, PD-ja duhet ta ankimojë vendimin e KAS-it

“Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”/ Takimet e Salianjit, Murrizi: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In