• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Askush s’e ka kuptuar rajonin sa Merkel; Kancelarja: Zemra ime rreh për ju! I keni përmbushur kushtet për negociatat

by A R
14/09/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama tha se kjo është në njëfarë mënyre një ditë e trishtuar pasi është edhe vizita e fundit e Merkel si kancelare. Kryeministri i Shqipërisë shtoi se askush s’e ka kuptuar Ballkanin se sa kancelarja gjermane.

“Me kancelaren ka gjithmonë një problem sepse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit. Ky proce është një vizion largpamës për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej rezultateve konkrete, arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi në rajon” – tha Edi Rama.

Ai shtoi se ishte privilegj që kancelarja të ishte në Tiranë, në pamundësi për të vizituar të gjitha vendet e tjera.

“Kancelarja është një lider që ka drejtuar Gjermaninë prej shumë vitesh, por mbi të gjitha është gjermane dhe kohën e ka shumë të çmuar” – tha kreu i ekzekutivit shqiptar.

Fill pas fjalës së Ramës, ka qenë kancelarja Angela Merkel ajo që ka dhënë mesazhet e saj nga Tirana.

“I dashur Edi Rama, dua t’ju falenderoj që mundëm të realizonim së bashku një vizitë bilaterale. Ne duhet ta zgjerojmë më tepër bashkëpunimin. Dua ta përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë vitet e fundit. Për fat të keq përgjatë presidencës gjermane nuk u realizua zgjerimi i BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë. Kam patur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014, sot kemi një ndihmë shumë të fuqishme”  – tha Merkel.

Kancelarja shtoi se Shqipëria dhe RMV i kanë përmbushur kushtet për procesin e integrimit. Ajo deklaroi se marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri janë shumë të mira.

“Unë përshëndes edhe bashkëpunimin për tregun rajonal. Jo të gjithë po bashkëpunojnë, disa vende janë duke u menduar. Por dua të theksoj se procesi i Berlinit nuk është zëvendësim i negociatave për në Bashkimin Evropian. Zemra ime rreh për rajonin tuaj”  – tha Merkel nga Tirana.

/JavaNews/a.r

Next Post
Arrestohet personi i tretë që mori pjesë në atentatin mafioz ndaj Roland Rexhepit

Arrestohet personi i tretë që mori pjesë në atentatin mafioz ndaj Roland Rexhepit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In