• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Asgjë më shumë se zgjedhje të lira e të ndershme, hajduti thërret ‘kapni hajdutin’

by Java News
02/04/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Edi Rama, gjatë komunikimit të përjavshëm në rrjetin social, u shpreh se nuk dëshëron asgjë më shumë sesa Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke shprehur bindjen se ato do të jenë të tilla më 18 qershor. Sipas tij, ajo që bën PD sot është vetëm një fabul ku “hadjutët bërtasin kapni hajdutin të kycur në një bunker letre”.

“Ne na i vodhën zgjedhjet, por nuk i bojkotuam ato. Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të vjedhura në 2009. Opozita eshte ne panik nga Reforma ne Drejtesi. PD konteston zgjedhje qe nuk kane ndodhur”, u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës
Sot dua ti’u them me sinqeritet dhe siguri se as SHBA dhe BE nuk e mbështesin protestën e PD. Të ngatërrosh mbështetjen për zgjedhjet me marrëzinë e destabilizimit. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj nga frika nga drejtësia, për të mbrojtur gjykatësit nga Vettingu.Berisha refuzoi hetimin e zgjedhjeve të 2009, ne i kontestuam dhe u futëm në grevë dhe jo për grevë urie dhe nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011, kur na vodhën në Tiranë. Kërcënojnë se nuk futen në zgjedhje, madje do pengojnë popullin, nuk është dëgjuar askund një budallallik i tillë.

A është demokratike nëse opozita nuk do zgjedhje? Nuk detyrojmë që të hyjnë në zgjedhje nëse nuk duan. Opozita nuk është monopoli i një partie. PD e katandisur nga alternativë në çadër kërcënimesh, ndoshta është fundi i kësaj partie. Mos ketë askush asnjë merak se do mbetet Shqipëria pa opozitës nëse nuk vjen Saliu. Meraku ynë i madh është reforma në drejtësi dhe aleanca e turpshme e PD me kastën e gjyqtarëve të korruptuar.

Çadra është për të mbrojtur eksponentët e vjetër të PD dhe të kastës së korruptuar.
Bllokimi i pajustifikuar i Vettingut keqardhje. Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni.

Po ashtu nevoja jetike për ta zbatuar reformën dhe për të çliruar shqiptarët nga pushteti i korruptuar gjyqësor është arsye e fortë për të kërkuar një mandat popullor sa më të plotë për PS.

Reforma duhet të fillojë sa më parë për të çliruar shqiptarët nga korrupsioni” tha ai.

ma.me

Next Post
Vjen një gabim qesharak i Donnarummas

Vjen një gabim qesharak i Donnarummas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In