• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama apel banorëve në fshat: Duhen krijuar qendërzime, do fshijmë nga faqja e Shqipërisë të gjitha banesat e mjerimit

by Java News
30/12/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe që janë prekur nga tërmeti, me procesin e rindërtimit që do të nisë të afrohen me njëri tjetrin për të krijuar qendërza të vogla dhe të mos jenë të shpërndarë, ndërkohë që toka ku kishin banesën e shembur do u mbetet sërish atyre.

Më tej, kryeministri Rama premtoi se ne do garantojmë, në një fazë tjetër pas rindërtimit, që të arrijmë t’i fshijmë nga faqja e Shqipërisë të gjitha banesat e mjerimit. Ne kemi nxjerrë nga kushtet mizerabël shumë familje, por ky do jetë një proces, që do të vijojë.

“Laçi ka një potencial goxha të konsiderueshëm dhe nëse do të bëjmë gjënë e duhur do të krijojmë jo vetëm kushte më të mira banimi për ata që humbën shtëpitë, por edhe një pol të një ekonomie lokale më dinamike, po të kemi parasysh që Laçi është një pikë që mbledh rreth 3 mln turistë në vit. Nuk flas për turistë të huaj, por edhe nga jashtë, por edhe nga vendi që shkojnë në pikën e pelegrinazhit, dhe e anashkalojnë komplet Laçin e sotëm se nuk ka atraksion, por nëse ndërhyrja do të sjellë energjinë e një transformimi, si Korça, Vlorën, por edhe Tamarën e Pukën, me siguri që do i japim një mundësi të re edhe ekonomike familjeve që janë aty. E dyta qendërzimet, është e rëndësishme që ne ti bindim banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri tjetrin, ndërsa pronën e tyre në fshat e kanë aty. Ose Thumana që është një zonë shumë kritike nga struktura urbane, me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme, duke pasur parasysh që edhe liqenin e ka afër. Ne do garantojmë, në një fazë tjetër pas rindërtimit, që të arrijmë t’i fshijmë nga faqja e Shqipërisë të gjitha banesat e mjerimit. Ne kemi nxjerrë nga kushtet mizerabël shumë familje, por ky do jetë një proces, që do të vijojë. 

Mashtrimi administrativ duke shënuar në listë familje që nuk kanë fare nevoje apo ata që i bien shtëpisë me vare, apo gabimi njerëzor në inventarizimin…. Ne duam të ndërtojmë qendërza rurale, por nuk duam të ndërtojmë qendra fantazmë, më shumë se cfarë është nevoja për të pasur shtëpi bosh, që i shkulin dhe i shesin. Organizatat do të jenin një ndihmë të madhe nëse do të angazhonin më shumë persona në këtë proces.

Në rolin e sekretarit të Komitetit, Hoxholli dhe përmes këtij aplikacioni duhet të na ndihmojë të gjithëve që të vendosim edhe njerëz nga ana jonë për një zyrë të përbashkët koordinimi që të shkojë haku te i zoti. Në mes të janarit të kenë filluar thirrjet për oferta dhe këtu duhet të koordinohemi. Pronarë apartamentesh kanë rritur qiranë, njerëzit janë të lirë të jenë edhe peshkaqenë, por nuk duhet të na ndodhë me procesin tjetër. Ndërkohë që kemi 2156 banesa të mjeruara që duhet të transformohen, ky do të jetë një proces që do të na cojnë një nivel tjetër për politikat e strehimit për familjet në nevojë që janë në streha jashtë cdo standardi” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Shembja e Teatrit/ Meta kërkoi pezullimin e projektit, nis shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese

Shembja e Teatrit/ Meta kërkoi pezullimin e projektit, nis shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Qytetet tona nuk janë më në dorë të qytetarëve… Dy ngjarje, pak cinizëm dhe disa konkluzione

August 4, 2026
Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

August 4, 2026
Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës

Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës

August 4, 2026
Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

August 4, 2026
Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com