• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ambicia ime, në Pukë turistët t’i çojmë në 100 mijë

by A R
12/05/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbyllur mesditën e sotme fushatën elektorale në Pukë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se ambicia e qeverisë që ai drejton është që në Pukë të arrijnë 100 mijë turistë nga 10 mijë të tillë.

Kryesocialisti Rama krahasoi Pukën me Belshin, për të cilat tha se nuk kanë asnjë dallim me njëra-tjetrën teksa shtoi se në Pukë ka shumë arsye pse njerëzit të kthehen nga jashtë shtetit për të ndërtuar bujtinat e tyre e për të pritur turistë.

Edi Rama: Këtu ku ju jeni ulur, kishte plehra, nuk kishe mundësi jo të uleshe, po këtu kishte një vatër të tmerrshme infeksioni të mbetjeve shumë të rrezikshme dhe ky liqen që është këtu pas ishte një moçal dhe këtu ishin shtigje me plehra dhe askush nuk e gëzonte këtu këtë mrekulli dhe jo pastaj të vijnë në Pukë turistë. Sot më thonë që numri i tyre ka arritur në 10 mijë, për mua janë vetëm dallëndyshet e para dhe ambiciet e mia janë që turistët këtu t’i çojmë në 100 mijë. Qëkur thotë se do të bëjë 100 pallate në Pukë, duhet t’i vendosni kryqin si person te fleta e votimit. Këta nuk meritojnë minumimin e respektit.

Po këto hordhi që i lëshojnë natën rrugëve për të kërcënuar njerëz, çfarë i kanë këta? Si është e mundur që në 2023 të vazhdojë ky avaz me njerëz si vijnë si hiena për të imponuar se çfarë të votojnë. Si është e mundur kjo? Si mund ta pranojë këtë dikush që mbase 33 vjet as e ka votuar dhe as nuk ka ndërmend të votojë PS, por nuk ka si të mos ketë respekt për veten dhe familjen e vet. Pse, fëmijët e Pukës do të jenë më mirë dhe do të kenë kopshte e çerdhe më të mira nëse këto hiena që dalin rrugëve i urdhëruar nga ai maska, të marrin pushtetin këtu?

Nuk ka Puka asnjë dallim me Belshin. Puka ka klimë të jashtëzakonshme dhe ka klimë fantastike. Nëse në Belsh, çdo fundjavë shkojnë 3 mijë vetë për një vakt dhe nëse po kthehen për të ndërtuar bujtina, atëherë edhe në Pukë kjo gjë do të ndodhë dhe njerëzit këtu nuk kanë pse të mos e shohin të ardhmen e tyre si ato që jetojnë në zonat malore të Evropës që jetojnë me turizëm.

/a.r

Next Post
Zgjedhjet lokale shkojnë në Venecia, Minxhozi: Kushtetuesja nuk e përballoi dot presionin

Beleri nuk duhet të ishte në burg, por jashtë zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com