“E turpshme alibia e disfates qe LB bredh ta tregoje neper bote si prove kunder zgjedhjeve #VajmedetPD me kokoshin qe te katandisi nje thele!”
Kështu i ka cilësuar kryeministri Rama shqetësimet që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngritur sot në Bruksel përpara kreut të OSBE, Lamberto Zannieri.
Rama me anë të një postimi në twitter mban kështu qëndrimin e tij solid se këto ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri këto 25 vjet.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar kreun e OSBE, Lamberto Zannieri. Zyra e OSBE njoftoi se gjatë takimit Basha ka ngritur një sërë shqetësishmesh për procesin zgjedhor të 21 qershorit, duke hedhur kauza mazhorancës për manipulime dhe shkelje të shumta.
Pasi dëgjoi shqetësimet e Bashës, Zannier ka garantuar se misioni i OSBE/ODIHR do të bëjë një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të procesit zgjedhor në raportin final që do të publikohet pas 8 javësh.