• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Agroturizmi do të nxjerrë fshatin nga kthetrat e varfërisë

by A R
06/04/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i qeverisë për nxitjen e agroturizmit, do të nxjerrë nga kthetrat e varfërisë fshatin. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë edicionit të 2-të të “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik.

Kryeministri deklaroi se ulja e TVSH për stukturat akomoduese do e ndihmojë ndjeshëm turizmin në Shqipëri

“Qeveria e vendosur për zhvillimin e turizmit, si një sektor strategjik për vendin. Jemi në një pozicion strategjik dhe ka një rritje të vazhdueshme të interesit të turistëve, por edhe të ndërmarrjeve të investitorëve. Ulja e TVSH për stuktura akomoduese do e ndihmojë ndjeshëm turizmin në Shqipëri. Jemi pjesë e një hapësirë konkurrence të fortë në rajon, duhet të përballemi me boshllëkun e krijuar në vite. Gjendemi në një moment kur shohim një rritje vjetore të të ardhurave me 10%. Turizmi, kërkesa shumë më e lartë se oferta. Kemi ndërtuar një plan për agroturizmin dhe do bëjmë publike lehtësirat që do të krijojmë për ndërmarrjet që do krijojnë stuktura agroturizmi në zonat rurale të vendit. Do i japim mundësi rritjes së ekonomisë familjare në fshat. Kjo do përbëjë një rrugëdalje të sigurtë nga kthetrat e varfërisë. Do të ndëshkojmë strukturat pritëse që derdhin ujërat e zeza në det. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të arrijëm të bëjmë gjithçka, por ata që do të shkelin kushtet nuk do të tolerohen.”, tha Rama

Shefi i qeverisë paralajmëroi bizneset në bregdet qe të mos derdhin ujërat e zeza në det.

“Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për tu pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë.”, tha Rama

Rama tha se qeveria do rrisë parametrat për sezonin turistik. Do fokusohemi tek pastërtia, siguria, por edhe aktivitete të tjera.

Sektori i agroturizmit shqiptar, do të jetë një nga përfituesit kryer nga fondet e Bashkimit Europian (BE) përmes programit IPARD që pritet të nisë zbatimin në muajin maj -qershor të këtij viti.

Javanews.al/a.ç

Next Post
Gjoba dhe mbyllje aktiviteti për bizneset që derdhin ujërat e zeza në det

Gjoba dhe mbyllje aktiviteti për bizneset që derdhin ujërat e zeza në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In