• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama 4”, matriarkati i të ardhmes së Partisë Socialiste?

by Ylli Pata
11/09/2025 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka sjellë një qeveri të pastër politike, ndryshe nga parashikimet për teknokratë e demokratë. Madje më shumë se një qeveri politike, Edi Rama ka vënë duart mbi atë që mund të quhet hapur si e ardhmja e Partisë Socialiste kur Edi Rama të mos jetë.

Dhe këtë e ka bërë, duke prerë nyjen gordiane në mazhorancë, në mënyrë të njëanshme. Bëhet fjalë për rastin Veliaj. Të cilin Rama, edhe duke respektuar traditën e partisë të tij, e ka zhveshur politikisht në çështjen gjyqësore, duke vendosur zëvendësimin e tij jashtë precedentit që ka vendosur me Fredi Belerin.

Të cilin jo vetëm që e la në detyrë deri kur u mor vendimi gjyqësor, por nuk ndërhyri, ndërkohë që ishin të githa kushtet gjyqësore, kur Beleri edhe i dënuar u zgjodh eurodeputet.

Megjithatë, kjo është një gjë tjetër. Edi Rama ka sjellë në mandatin e katërt një kabinet politik të pastër, ku qartësisht shikohet edhe orientimi i së ardhmes së Partisë Socialiste (natyrisht sipas Edi Ramës).

Ky orientim është një triumvirat grash, të cilët janë realisht vitrina politike e qeverisë së re. Belinda Balluku, numri dy dhe superministre, Elisa Spiropali një shefe diplomacie 2.0 me fuqinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe Albana Koçiu, e cila realisht ka mundësinë që të kthehet në fuqinë më të madhe të kabinetit të ri.

Asnjë emërim i Rama 4 nuk është jashtë logjikës politike, edhe pse ka gropa përfaqësimi nëse i referohemi një ekuilibri për balancën komunitare, religjoze dhe krahinore.

Ky kabinet është një sinjal politik i qartë për Partinë Socialiste, e cila sot, ka një shans për të nisur realisht debatin që nuk e ka bërë në vite.

Debat që Edi Rama e ka lehtësuar me afrimin e një fushates të hershme zgjedhore që nuk është me 3 por me 5 bashki, ku Tirana e Vlora ofrojnë një sfidë politike të rëndësishme.

Nëse partia do të ndjekë indikacionin që ka dhënë sot Edi Rama, siç dhe pritet, atëherë mund të thuhet edhe qartë se jemi në pragun e një epoke politike. Ku për kreun e PS-së pas 2030 ofrohet një garë mes triumviratit të matriarkatit të së majtës së re shqiptare.

Next Post
RAI do të flasë edhe shqip/ Për herë të parë program për arbëreshët në Kalabri

RAI do të flasë edhe shqip/ Për herë të parë program për arbëreshët në Kalabri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In