• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama 4: Manual për dominim politik afatgjatë

by Liridona Beqiri
12/09/2025 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri*

Në përbërjen e re të Qeverisë Rama 4, asnjë emërim nuk duket i rastësishëm apo jashtë pritshmërive. Përkundrazi, secili vendim duket i hartuar me kujdes për të reflektuar jo vetëm nevojat aktuale të administratës, por edhe orientimin strategjik të Partisë Socialiste për të ardhmen.

Rama 4 ka evidentuar një qasje të qartë, përvoja dhe lojaliteti politik janë në qendër të vendimeve për përbërjen e kabinetit. Kjo ka bërë që emërimet të mos jenë surpriza të mëdha, por reflektim i një balancimi të kujdesshëm mes forcimit të kontrollit partiak dhe sfidave reale që vendi ka përpara. Rama 4 u prezantua si kulmi i eksperiencës, përkufizuar nga vetë Kryeministri si “Qeveria e 12 viteve përvojë”.

Kjo qasje tregon se për kryeministrin, qeveria nuk është thjesht një mekanizëm ekzekutiv, por një instrument për të konsoliduar dhe ruajtur influencën politike afatgjatë të PS-së. Përzgjedhjet në kabinet janë sinjal i qartë se Partia Socialiste do të vazhdojë të mbështesë bazën e saj të besueshme, ndërsa tenton të forcojë kontrollin në pozicione kyçe për të menaxhuar tranzicionet e brendshme dhe sfidat e ardhshme.

Në thelb, kjo qeveri është një reflektim i situatës së Partisë Socialiste sot, një forcë e konsoliduar, me përvojë dhe ndikim të fortë, por e detyruar të gjejë mënyra të reja për t’u përditësuar dhe për t’u përgjigjur kërkesave në një shoqëri që ndryshon me shpejtësi, sepse në çdo sistem politik që ka kaluar një cikël të gjatë pushteti, nevoja për vetëpërtëritje është jo vetëm normale, por edhe e domosdoshme.

Edi Rama është pa dyshim një nga figurat më domethënëse dhe kontroverse të politikës shqiptare të viteve të fundit. Me përvojën e tij të gjatë, është e mundur që Rama të zhvendoset gradualisht drejt një roli më strategjik brenda PS-së, duke u fokusuar në drejtimin politik të partisë dhe në mentorimin e brezit të ri. Në këtë skenar, ai mund të mbajë influencë të madhe pa qenë më domosdoshmërisht në pozicionin e kryeministrit.

Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament, nga 140 në 101, është një ndryshim që në dukje synon thjesht përmirësimin e efikasitetit dhe reduktimin e kostove të funksionimit të institucioneve. Por, në fakt, kjo lëvizje ka dimensione shumë më të gjerë dhe strategjike për skenën politike shqiptare, një ndryshim struktural që, në fakt, nuk është thjesht një reformë parlamentare, por një kapitull i ri në monopolizimin e pushtetit nga Partia Socialiste. Një parlament më i vogël dhe një sistem më i centralizuar mund të përkthehet në një reduktim të përfaqësimit real të qytetarëve, sidomos të komuniteteve më të vogla dhe rajoneve periferike. Kjo rrezikon të krijojë një demokraci më pak të përfaqësueshme dhe më të ndikuar nga interesat e grupeve të fuqishme politike, duke krijuar një sistem ku sfidat politike alternative dhe partitë e reja nuk kanë hapësirë për të ekzistuar. Në këtë lojë, opozita e përçarë dhe e dobësuar shërben si një “kufomë politike”, që përdoret për të legjitimuar garën demokratike dhe për të justifikuar dominimin e PS-së. Kjo situatë i jep Ramës mundësinë të vazhdojë dominimin, duke e paraqitur veten si garanci e stabilitetit përballë një opozite që është më shumë simbolike sesa reale.

Kryeministrit i pëlqejnë lojrat politike dhe për asnjë çudi gjithmonë e rrëmben atë vëmendje- për të zhvendosur vëmendje. Në epokën e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, ai ka gjetur mënyrën perfekte për të ‘’menaxhuar’ prokurimet publike: krijimin e një ministreje “AI” që do të kontrollojë çdo gjë. Ky “sistem perfekt”, pa emocione dhe vonesa njerëzore, paraqitet si zgjidhja që do të bëjë më shumë sesa SPAK-u, ose ndoshta do t’i “lehtësojë” punën SPAK-ut, duke gjetur gabimet dhe dobësitë që SPAK-u i ka humbur në rrugë.

Në një skenar ironik, kjo ministre “AI” dhe SPAK-u do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke për të zbuluar gabimet e njëri-tjetrit, duke krijuar një rrjet kontrolli që, në vend që të sjellë drejtësi të shpejtë dhe të ndershme, mund të transformohet në një lojë përgjegjësish dhe pengesash të ndërsjella.

Dhe ndërkohë që publiku ende pret rezultate nga SPAK-u, Rama ka kaluar në nivelin tjetër, e ka zëvendësuar drejtësinë me softuer. Dhe të vetmen që duhet ndëshkuar, sipas kësaj logjike, është “Diella” në internet – zëri kritik që ende guxon të flasë. Rama ka kuptuar një të vërtetë të madhe të kohëve modern, ajo që nuk është nevoja të mbysësh zërin e drejtësisë me dhunë.  mjafton ta zëvendësosh me një sistem që duket më i zgjuar, më i shpejtë, më teknik. Dhe kështu, përgjegjësia zhduket, transparenca ngel fasadë, dhe drejtësia kthehet në një proces që nuk gjykon, por “monitoron”.

Ajo që vazhdon t’i mungojë Shqipërisë është llogaridhëia, institucionalizimi dhe realizmi politik me ndërgjegje reale. Qeveria “Rama 4” ka luksin që nuk e kanë shumë të tjerë në rajon, kohën dhe përvojën. Tani i duhet të tregojë se di të dëgjojë, të përmirësojë, dhe të prodhojë ndryshim real, jo vetëm simbolik. Sepse kur qeveris për një dekadë, nuk gjykohesh më për premtimet por për gjurmët që lë.

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
Ministri grek kërcënohet në rrjetet sociale, arrestohet 52-vjeçari

Ministri grek kërcënohet në rrjetet sociale, arrestohet 52-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In