Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së shtunës e mbylli në qytetin e Korçës, në përmbyllje të takimeve elektorale në këtë qark.
Në Korçën që gjithmonë e merr malli ta vizitojë, siç ai u shpreh, shefi i mazhorancës kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaturën e Sotiraq Filos, aktualisht kryetar Bashkie në garë më 30 qershor për një mandat të dytë.
Numri 1 i qeverisë deklaroi se Shqipëria është viktimë e protestave. Opozita na imponoi garë pa kundërshtarë.
“E vetmja viktimë e protestave të opozitës është Shqipëria, është ekonomia e njerëzve të zakonshëm. Edhe pak, edhe disa ditë durim, edhe disa ditë rezistencë, këmbëngulje, deri në 30 qershor. Sepse në 30 qershor do të vendoset një kufi shumë i qartë dhe përfundimtar për ata që i kanë dhënë të drejtën vetes gjithë jetën që të jenë mbi ligjin, që kanë menduar se Shqipëria është një shesh për përsheshet e tyre. Për ata që gjithë jetën kanë dhënë shembullin më të keq për qytetarët, duke folur gjithë ditën për ligjin dhe duke e shkelur ligjin sa herë ka ardhur dita për hesapet e tyre personale. 30 qershori ka rëndësi të madhe për Shqipërinë që duam dhe për shtetin që po përpiqemi çdo ditë të ndërtojmë. Ky vend nuk është bërë shtet jo sepse është e vërtetë ajo që thonë dhe kanë shkruar qysh në fund të shekullit 19-të armiqtë e këtij vendit që shqiptarët janë me bisht, nuk bëjnë dot shtet. Ky vend nuk është bërë shtet sepse disa shqiptarë me pushtet, e kanë përdorur pushtetin për ta shkelur me këmbë shtetin. 30 qershori është dita që populli t’i thotë politikanëve se kushtetuta, ligji dhe shteti janë mbi çdo politikan, parti, pazar e kompromis mes partive. Korçën dhe Shqipërinë o e bëjmë ne o nuk e bën dot askush tjetër”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se opozita ka braktisur zgjedhjet, pjesëmarrja në këtë takim është më e madhe se asnjëherë më parë.
“Megjithëse nuk kemi kundërshtarë unë shoh përballë meje masën më të madhe të njerëzve që janë mbledhur për të mbështetur PS-në, për të mbështetur një kandidaturë të PS-së, dhe besoj kjo lidhet me faktin që ju jeni këtu jo thjesht për të mbështetur Sotiraq Filon, por familjen dhe qytetin tuaj“, tha Rama.
g.kosoavri
30 qershori eshte makthi yt por jo i shqiptareve.
Shqiptaret e kane dhene tashme verdiktin: te zhduken te pakten tre perbindshat qe u kane zene atyre rrugen e prosperitetit kombtar: te zhduken Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta.
Diten qe i pari prej ketyre te mos ekzistoje me, do te shpallet “dita e drejtesise shqiptare”. Tre te tjeret do te bien per efektin “domino”…