• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama 3”/ Do t’i jepet 1 milionë lekë çdo familjeje të re për strehimin. Legalizimet brenda vitit, nisin hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës e porti i Vlorës

by Java News
15/09/2021 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në programin qeverisës të mazhorancës socialiste për mandatin e tretë është parashikuar ofrimi i një shumë prej 1 milionë lekësh, si mbështetje financiare për të ndihmuar në strehimin e familjeve të reja.

Kjo pagesë parashikohet t’i jepet çdo familjeje të re, si ndihmë për pagesën fillestare, ose për zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Programi i strehimit parashikon gjithashtu ndërtimin e 2 mijë banesave në vit, në bashkitë e mëdha  me prurje të larta demografike, të cilat do të vihen në funksion të familjeve që nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja.

Strehimi

Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milionë lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.

Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Euopiane të Investimeve.

Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom dhe egjiptian si përfitues prioritar të programit social për strehimin.

Strehimi Rama3Për sa i përket çështjes së pronës dhe problematikave që ajo gjeneron, në programin e qeverisë “Rama 3”, parashikohet të bëhet brenda vitit 2022 legalizimi i të gjitha banesave të shqiptarëve që janë ndërtuall në truall ku mund të legalizohet.

Një aspekt tjetër që ceket gjerësisht në programin qeverisës 2021-2025 është digjitalizimi i kadastrës dhë shërbimeve të pronësisë për tu aksesuar më lehtë dhe pa burokraci nga ana e qytetarëve.

Prona dhe Legalizimet

I japim fund procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje brenda vitit 2022, ku asnjë banesë shqiptare që mund të legalizohet, nuk do të ketë mbetur pa u legalizuar.

Digjitalizojmë të gjitha shërbimet për pronësinë dhe modernizojmë sistemet për shërbim në kohë reale për qytetarët.

Përfundojmë procesin e regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit.

Digjitalizojmë kadastrën duke e kthyer shërbimin kadastror një shërbim të aksesueshëm me një klik nga qytetarët përmes e-Albania.

Brenda këtij viti nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës dhe aeroportin e Vlorës

Një nga pikat e programit të qeverisë “Rama 3” është se brenda vitit 2021, pritet të nisin punime për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.  Në fushën e transportit, qeveria thekson se brenda këtij viti pritet të nisin edhe punime për Aeroportin e Vlorës, në mënyrë që ai të jetë gati në vitin 2024.

Në janar 2022 nis puna për transformimin e portit aktual të Durrësit në atë që qeveria e quan hapësirën moderne të kompletuar në marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale.

Në fushën e energjisë është parashikuar që brenda marsit të vitit 2022 të nënshkruhet kontrata për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

/m.j

Next Post
Andi Lila pa mëdyshje: Unë e dua Bashën si lider i PD dhe jo Berishën, ai është bashkëpunëtor i DASH

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Tabaku justifikon Bashën: Ishte i imponuar! Interesi i vetëm është forcimi i partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com