Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama shtruan një iftar për përfaqësuesit e mediave, klerin fetar, trupën diplomatike, si dhe zyrtarë të lartë shqiptarë.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se shpreson që ky iftar të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE-së.
Ai vuri në dukje se në vitin 2030, për herë të parë në tri dekada, do të bashkohen Ramazani dhe Krishtlindjet, duke e lidhur këtë me datën kur Shqipëria shpreson dhe beson të anëtarësohet në BE.
“Dua që ky mandat të jetë i fundit për një kryeministër të Shqipërisë jashtë BE-së. Për herë të parë në dy dekada, Ramazani dhe Krishtlindjet takohen në vitin 2030. Unë dua t’u shpreh një mirënjohje myslimanëve shqiptarë për atë që janë dhe dua t’u uroj çdo të mirë, dhe të jenë shembëlltyrë e gjallë e të mirës së madhe të Shqipërisë. Besimi nuk është një vijë që ndan, por një sofër që bashkon. Islami, njësoj si krishterimi, e thërret Europën në krye të sofrës”, tha Rama.











