• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama 2030, riciklim apo ndryshim?

by Denis Dyrnjaja
22/08/2025 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Në vitin e 12 të qeverisjes së tij, Edi Rama përballet me sfidën më të vështirë politike të karrierës: të menaxhojë mbipushtetin e vet dhe të rindërtojë legjitimitetin institucional, në një kohë kur shoqëria është e lodhur nga arroganca, mungesa e transparencës dhe korrupsioni i vazhdueshëm në tendera dhe prokurime publike.

Një nga kritikat më të përsëritura ndaj qeverisë është përqendrimi i madh i pushtetit në pak duar. Rama jo vetëm që ka drejtuar me kontroll të fortë çdo institucion, por ka ndërtuar një model ku vendimmarrja profesionale është zëvendësuar me kontingjent partiak shpesh i pakualifikuar si duhet dhe i pa profilizuar për pozicionet e angazhimit.

Mjafton të marrësh në analizë se çfarë ndodh dhe si veprohet në agjenci, ente apo autoritete administrative qeveritare, për të kuptuar rutinë, thellësinë e injorancës profesionale dhe paaftësinë gjithashtu. Nëse KLSH apo SPAK do të trokisnin në këto dyer institucionesh, falimenti administrativ është absolut. Aty gjen dosje dhe praktika të përgjysmuara dokumentare, urdhëra, udhëzimet apo vendime gjysmake, madje mund të ketë edhe raste ku mund të ketë dosje ose praktika bosh fare të paplotësuara, pra nuk ekziston asnjë dokument ose janë false.
Kryesisht këto shihen si kosto e rëndë dhe përgjegjësi që shkon direkt për kryeministrin, se duhet thënë që jo çdo porosi është e tij, por shumë dallavere bëhen edhe në emër te tij.

Por nëse deri 6 vite me parë Rama kishte alibi të ndryshme politike, tani që kanë kaluar 12 vjet qeverisje, këto shenja kolapsi nga brenda, me tensione që duken në përplasjet institucionale dhe dështimet e vazhdueshme në eficiencë, nuk mund as të fshihen as të kamuflohen më dhe pse duhet thënë që përpjekjet që bëhen here pas here, ia arrijnë qëllimit për maskim situatash, por në mënyrë të përkohshme, pasi gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme dhe të pamohueshme. Një ndikim të veçantë këtu natyrisht ka prodhuar edhe ndërhyrja e SPAK-ut, që ka hapur shumë telashe në zyrat e pushtetit që nuk kishte menduar se do vinte kjo ditë.

Rasti më tipik është
AKSH-i, institucioni që fillimisht u mendua si motori i dixhitalizimit të administratës, por që është kthyer në një protektor, i cili mbivendos prokurimin, menaxhimin, kontrollin dhe zbatimin, duke krijuar një sistem pa ndarje kompetencash dhe pa përgjegjësi të qarta në vijimësi. AKSH-i praktikisht ushtron pushtet absolut mbi të gjitha entet, për të cilët bën edhe strategjinë, tenderin dhe ua mirëmban strukturat informatike.

Në këtë Agjenci çdo vit gjenerohet një buxhet mbi 100 milionë euro dhe shpërndahet vetëm në 3-4 subjekte të preferuar, ose thënë troç në pak duar. Në këtë mënyrë korrupsioni nuk mund të konsiderohet si mundësi dhe rrezik, por duhet pranuar si fakt.

Kjo situatë e cila nuk është më as e padukshme dhe as e mundur për t’u kamufluar, tani kërkon një përgjigje konkrete dhe efektive nga ana administrative. Ajo lidhet direkt me ristrukturimin e sistemit të prokurimeve dhe tenderave. Kjo është rruga e vetme reale për të frenuar përqëndrimin e pushtetit teknik dhe financiar në pak duar dhe për të vendosur transparencë të matshme.

Psh një ide produktive mund të jetë shpërbërja e fuqisë së tepërt që zotëron aktualisht AKSH-i në mënyrë të centralizuar. Zgjidhja do të ishte krijimi i dy strukturave të ndryshme: njëra për mirëmbajtjen e dixhitalizimit (si e-Albania) dhe tjetra për proceset e prokurimeve. Ndërkohë një zgjdhje mund të jetë idea që kompetencat e prokurimit të kalojnë gradualisht te Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e cila mund të operojë me kritere më të qarta dhe kontroll të jashtëm. Kjo natyrisht do duhet të mendohet dhe shqyrtohet mirë nga qeveria për të mos krijuar më shumë burokraci dhe një tjetër dështim në ndarjen e drejtë dhe produktive të projekteve dhe buxheteve.

Tani kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i punës se legjislaturës dhe qeverisë së re, pyetja themelore është a do të dojë Rama të bëjë ndryshime të ndjeshme dhe jo sipërfaqësore në formë dhe përbaltje të qeverisjes dhe strukturave të saj? Nëse është i gatshëm të çmontojë një pjesë të kontrollit që vetë ndërtoi, për të çliruar sistemin nga monopoli i vendimmarrjes, për t’i kthyer qytetarëve llogaridhënien, atëherë shumë gjëra mund të jenë më ndyshe, por kjo mbetet një provë dhe sfidë për t’u parë nëse do të ndodhë.

Rama 2030 nuk mund të jetë vazhdimësi e mendësisë 2013-2023. Është momenti kur lideri i mazhorancës duhet të tregojë se është në gjendje të qeverisë ndryshe, me më shumë ndarje pushtetesh, më pak arrogancë teknike, dhe me një strukturë moderne të prokurimeve, që lufton korrupsionin në burim. Pa këtë, çdo premtim thjeshtë është vetëm një riciklim.

Next Post
FOTO / Krim në një familje shqiptare në Greqi, burri vret gruan në sy të katër fëmijëve

FOTO / Krim në një familje shqiptare në Greqi, burri vret gruan në sy të katër fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

May 12, 2026
VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

May 12, 2026
“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

May 12, 2026
Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

May 12, 2026
Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

May 12, 2026

Dilemat e Perëndimit për Shqipërinë dhe dilemat e Berishës për Perëndimin

May 12, 2026
Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

May 12, 2026
Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

May 12, 2026
“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

May 12, 2026
Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In