• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama, 200 kontrata punësimi në administratë me të rinjtë

by A R
08/12/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të 25-vjetorit të Ditës së Rinisë, në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale në Katedralen Ortodokse, Kryeministri Edi Rama shpërndau 200 kontrata punësimi në administratë për të rinjtë.

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, vuri në dukje rëndësinë e këtij aktiviteti, sepse 200 kontratat e punësimit për vajzat dhe djemtë, përkthehen në kontribut në administratën shtetërore.

“Unë e prita me kënaqësi zgjedhjen që bëri Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, për të bërë këtë aktivitet, i cili në cilësi është me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Kjo sepse bëhet fjalë për 200 vajza e djem, që pasi kanë mbaruar shkollën me rezultate të mira, kanë hyrë në programin tonë të intershipit, të pjesëmarrjes në jetën e administratës publike, me qëllim për të marë 1 kontratë punë një vjeçare. Është një kontribut i posaçëm ky i juaji  sepse jemi në momentin e transformimit të administratës”.

Po ashtu, ai vuri në dukje se administrata shtetërore është një nga gjërat që ka funksionuar më keq në Shqipëri, në 25 vite me rradhë.

“Nëse do i referoheshim, atyre çka kemi bërë mirë apo keq në këto 25 vite, ne besojmë që një nga gjërat që nuk ka disktutim që e kemi shumë keq është administrata.  Një nga sfidat që kemi humbur me vite të tëra, ka qenë administrata publike. Për vite të tëra, kemi parë një rrënim të vazhdueshëm të saj, një degradim të vazhdueshëm pavarësisht se jemi përpjekur të bëjmë ligje të mira, për t’i dhënë administratës aftësinë për të thithur prurjet më të mira, sipas meritës”, nënvizoi Kryeministri.

Sipas Ramës, kjo nuk ka ndodhur sepse sipas tij, administrata është parë gjithmonë si një instrument politik.

“Kjo është arsyeja se pse administrata nuk ka funksionuar, sepse nuk është parë si shtylla vertebrale e shtetit modern por si instrument politik për të zgjatur sa më shumë pushtetin”, shtoi Rama.

ATSH

Next Post

Vihet në rrezik marrëveshja e Kosovës me FMN-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com