• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Rama: 200-300 protestues të maskuar janë paguar për dhunë, gurët ndaj policisë janë armë vdekjeprurëse

by E B
18/10/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dëmet e shkaktuara gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, duke deklaruar se ato mund të riparohen shpejt, ndërsa shqetësimi më i madh, sipas tij, lidhet me përshkallëzimin e dhunës dhe sulmet ndaj policisë.

“Kam qenë pak i përfshirë dhe fushën e kanë pasur të lirë, ata që e fillojnë ditën dhe e mbarojnë me dhunë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se personat që kanë sulmuar policinë dhe kanë shkaktuar dëme materiale nuk janë distancuar nga këto veprime.

“Nuk dëgjon askënd që ta dënojë dhunën qartësisht”, deklaroi ai
Gjatë fjalës së tij, kryeministri solli si shembull gurët e shkulur nga trotuaret dhe të hedhur në drejtim të efektivëve të policisë, duke theksuar rrezikun që paraqesin për jetën e tyre.

“Ky është një nga mijëra gurë të shkulur për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë, që mund të bëhet vdekjeprurëse”, tha Rama.

Rama iu referua një grupi prej 200 deri në 300 personash të maskuar, të cilët i cilësoi si të shkëputur nga studentët dhe tha se ishin të paguar për të nxitur dhunën.

“Imazhet që tregojnë televizionet, kur shfaqin atë të ashtuquajturin grupin e zjarrit, atë 200, 300 të maskuar, që nuk kanë asnjë lidhje me studentët, por që është aty e paguar, nuk i shohin këto”, theksoi kryeministri.

Next Post
Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë

Tensionet në protestë, Macron paralajmëron protestuesit: Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com