• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama 2″/ Ja kategoritë që preken nga ndryshimi i taksave

by A R
13/09/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika fiskale e qeverisë do të lehtësojë barrën e taksave për dy shtresat më të pasura të popullsisë, biznesin e madh dhe pagat mbi 130 mijë lekë në muaj. Prezantimi i planit të taksave kishte të qartë vetëm dy ndryshime. I pari ulja e taksimit të rrogës së biznesmenëve, dividendit, nga 15 % në 6 %, shkruan “Panorama”.

Dhe ulja e tatimit mbi pagën, për fashën e fundit, nga 23 % në 18 %. Nga këto ndryshime përjashtohet pjesa dërrmuese e rrogëtarëve dhe e qytetarëve. Një politikë fiskale që duket se është nxitur nga parimi i ndarjes së fitimeve dhe i lehtësimit të profesionistëve.

Por, sikundër në vitin e parë të mandatit, edhe ndryshimi i fundit fiskal, i dividendit dhe tatimit mbi pagën, sërish është disproporcional. Në vitin 2014, qeveria e majtë vendosi të rrisë në 23 % taksimin mbi pagat mbi 130 mijë lekë, ndërkohë që taksonte vetëm 10 % dividendin, ose pagën e biznesmenëve të mëdhenj.

Tentativa e vitit 2015 ishte jo korrigjim i taksës mbi pagën, por rritja e dividendit në 15 %. Pra taksonte më shumë formimin dhe talentin e të punësuarve, sesa fitimin e biznesmenëve.

Edhe me korrigjimin i ri, është sërish në disavantazh të talentit dhe arsimimit të kualifikuar. Ulja e dividendit nga 15 në 6 për qind është qartësisht më e madhe sesa ulja e tatimit për pagat e larta, nga 23 % në 18 %. Sinjali që do të përçojë qeveria me taksat është i qartë. Shtresat që favorizohen, ose për të cilat qeveria është e preokupuar janë bizneset VIP. Është koha për ndarjen e fitimeve.

Ndërsa të shkolluarit dhe të talentuarit duhet të paguajnë 3 herë më shumë për “fitimin” mujor nga puna e tyre. Dhe përfituesit, numerikisht, janë shumë pak. Me paga mbi 130 mijë lekë ka rreth 12 mijë të punësuar, ndërsa bizneset që ndajnë dividend janë një grimcë nga rreth 100 mijë biznese që ka Shqipëria.

PAGAT DHE PENSIONET

Kryeministri dje nuk dha shifra të detajuara sa do të rriten pagat dhe pensionet, por ishte i qartë në politikën që do të ndiqet për rritjen e tyre. Rama premtoi se pensionet do të rriten çdo vit, por pa parashikuar një shifër se sa.

Ndërkohë që në prezantimin e premtimeve elektorale, PS thekonte se pensionistët do të përfitojnë një bonus vjetor nga 7 deri në 10 mijë lekë në vit. Ligji i pensioneve e pengon qeverinë të rrisë masën e pensionit, sikundër e detyron atë të indeksojë pensionet çdo vit, sipas rritjes së inflacionit.

Qeveria e majtë përdori një skemë tjetër, atë të shpërblimeve për çdo pensionit, kryesisht në festat e fundvitit. Premtimi për këtë mandat është një shpërblim me 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit. Pagat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve ishin më të qarta. Rama theksoi se prioritet do të jetë vazhdimi i mbështetjes ndaj mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, duke e konsideruar rritjen e pagave deri në 40 për qind. Nga ana tjetër, mjekët do të jenë më të privilegjuarit.

“Brenda mandatit po punojmë për një skemë të re financimi për të nxitur mjekët specialistë që të punojnë pranë spitaleve rajonale apo bashkiake jashtë Tiranës. Po diskutohet që t’u ofrohen rroga të përafërta me Italinë”, theksoi dje Rama. Nga ana tjetër, Rama u ndal edhe te punësimi. Sipas tij, programi i ri i investimeve prej 1 miliardë USD, në bashkëpunim me sektorin privat, do të sjellë rritje të të punësuarve. Kryeministri theksoi se përgjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të mundësohet rritja ekonomike në nivelin mbi 5%, krijimi i 220 mijë vendeve të reja të punës, ulja e borxhit publik nën nivelin 60%, vijimi i rritjes së pagave dhe pensioneve, reduktimi i nivelit të varfërisë e reforma tërësore në sistemin e ujit të pijshëm./a.m.

Next Post
Juncker: Nuk ka rikthim kufijsh në Irlandë pas Brexit

Juncker: Nëse duam paqe, duhen afruar me BE vendet e Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In