• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ralf Gjoni shërohet nga Covid-19, mesazhi i parë që jep: Qëndroni larg lajmeve të rreme, ja çfarë kuptova këto ditë

by Ardit Rada
10/08/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i opozitës parlametare Ralf Gjoni, pas dy javësh i vetëizoluar për shkak të infektimit me koronavirus, ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Gjoni ka njoftuar përmes rrjetit të tij social se mbrëmjen e djeshme i është konfirmuar se ka dalë negativ në testin bërë.

Ai ndau eksperiencën e tij me COVID-19, ndërsa apeloi për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për higjienën dhe mos të krijojnë panik nga lajme të rreme që qarkullojnë rreth virusit.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq

Mbrëmë më kanë konfirmuar rezultatin negativ të testit pas dy javësh me Covid 19.

Ndjehem shumë mirë dhe gati për rikthim në normalitet.

Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi.

Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth

80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë.

Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore.

Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi.

Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione.

Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetësor modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore te tejngarkuara prej rasteve të rënduara nëpër spitale.

Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi:

Mos frekuentoni ambjente të mbyllura publike pa maskë.

Lani duart sa më shpesh.

Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit.

Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit.

/e.rr

Next Post
Tragjedia në Bejrut/ Pas shpërthimit të protestave qeveria libaneze jep dorëheqjen

Tragjedia në Bejrut/ Pas shpërthimit të protestave qeveria libaneze jep dorëheqjen

Comments 1

  1. e verteta says:
    6 years ago

    Ky eshte i zgjuari i bythes as mish e as peshk legen burre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuta e grisur!

Kushtetuta e grisur!

June 14, 2026
“Jep dorëheqjen sa nuk është vonë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbrëmë protestuan 200 mijë shqiptarë

“Jep dorëheqjen sa nuk është vonë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbrëmë protestuan 200 mijë shqiptarë

June 14, 2026
Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Mashtrim si “bamirës” me kreditë online, arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

June 14, 2026
Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

June 14, 2026
‘Protestat po shtohen çdo ditë’/ Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh

‘Protestat po shtohen çdo ditë’/ Bardhi i bën thirrje Ramës: Është momenti të largohesh

June 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 15 qershor 2026

June 14, 2026
“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar tek ‘Territorialja’

“Kryeqyteti po qeveriset pa llogaridhënie”, Tabaku kritikon mungesën e kryebashkiakes së komanduar tek ‘Territorialja’

June 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Viza amerikane për Berishën dhe Interesi Kombëtar Amerikan

June 14, 2026
Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

June 14, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In