Disa orë para takimit, Presidenti Ilir Meta ka dy kërkesa për tryezën e reformës zgjedhore, e para që ndryshohet sistemi, pra që listat të jenë të hapura dhe e dyta që të sanksionohet zgjedhja e Presidentit nga populli.
Deputeti Ralf Gjoni shprehet se edhe pse nuk ka kontakte me presidentin që në 2017 e përshëndet për qëndrimin.
“Me Ilir Metën kam që në verën e 2017 që nuk kam më kontakte. Por sot më takon të përshëndes ????qëndrimin kurajoz të Presidentit të Republikës në mbështetje të listave të hapura dhe të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli. Uroj me zemër që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj! #ListaTëHapura #ReformëZgjedhore #KohaPërGuxim”