Raketat ukrainase nuk falin: Godasin postbllokun e ushtrisë së Putinit brenda territorit rus

Forcat ukrainase goditën një nga postblloqet e ushtrisë së Vladimir Putinit brenda territorit rus për të dytën ditë radhazi.

Predhat goditën postën kufitare Krupets në Kursk, Rusi jugperëndimore, rreth orës 15:30 me orën lokale. Lajmi u bë me dije nga guvernatori i rajonit.

Në një video të postuar në Telegram, aleati i Putinit, Roman Starovoit tha se disa predha artilerie goditën pikën kufitare, ndërsa shtoi se nuk ka të vrarë e as të plagosur.

“Falë Zotit që askush nuk u vra. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje të mirë”, u shpreh ai.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk bëri asnjë koment për sulmin e raportuar nga pala ruse, sulm ky i cili nuk është verifikuar nga burime të jashtme.

Kjo është goditja e dytë në pikën e kontrollit të Krupets në dy ditët e fundit, pasi forcat e Kievit goditën postën kufitare rreth orës 8 të mëngjesit të djeshëm.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com