• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Raketat amerikane/ Daçiç: Po nisi lufta, Kosovës nuk i bëjnë punë as 1 milion ‘Javelin’

by Java News
15/01/2024 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, në një paraqitje televizive për “Tv Pink” të dielën, komentoi blerjen e sistemit raketor “Javelin” nga ana e Kosovës. Në reagimin e tij Daçiç tha se në rast të shpërthimit të luftës “Kosovës s’do t’i kryenin punë as një milion ‘Javelin’”.

“Ne kemi një problem më të thellë, këtu bëhet fjalë për interesa strategjike afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës, të cilën ne e kundërshtojmë. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 1999 duhet të merret parasysh. Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK) u armatos nga Gjermania, SHBA dhe vendet islamike. Tani po ndodh e njëjta gjë”, u shpreh ish-kryediplomati serb.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi ditë më parë se Kosova kërkoi që të blejë sistemin raketor Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarë amerikanë, ndërsa sipas Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), në pako përfshihen gjithsej 246 raketa anti-tank “Javelin” FGM-148F dhe 24 njësi për lëshimin e raketave.

DASH-i njoftoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, paraqiti të enjten para kongresit propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave dhe pajisjeve të tjera për Kosovën – një masë që synon rritjen e aftësive mbrojtëse të kombit të vogël ballkanik, në përputhje objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përveç sisitemit të fuqishëm turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara, pritet të jetë edhe sistemi anti-tank amerikan “Javelin”, i cili shkaktoi sensacion në fushëbetejën e Ukrainës kohën e fundit – një simbol i rezistencës së forcave ukrainase ndaj agresionit të Rusisë.

/f.s

Next Post
Lihet në burg Pëllumb Gjoka, nuk ndryshon masa e sigurisë

Lihet në burg Pëllumb Gjoka, nuk ndryshon masa e sigurisë

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Ka nja 5 vjet Amerika qe thote do i japi Kosoves dhe Shqiperise jevelin dhe akoma sika dhene.patjeter kongresi do thote jo kanalet televizive Shqiptare nuk do ta permendin fare jon dhe do duket sikur Kosova i mori.nejse Tadic mir e thot jevelin nuk jane te rendesishme.KONKLUZJONI Serbia ska frik nga Amerika Serbia ka frike vetem nga Turqia nga dronet super modern te Turqise.kot lodhet Shqiperia me Ameriken

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com