• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raketahedhëse ruse pranë Sirisë, paralamërohet shkatërrim i çdo pengese

by A R
25/11/2015 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Shtabit të Ushtrisë ruse, Sergei Rudskoj, lëshoi një delaratë ditën e e martë në lidhje me rrëzimin e avionit luftarak rus në kufirin e Turqisë me Sirinë, si dhe për masat e marra nga Moska pas kësaj ngjarje. Ai mohoi kategorikisht që avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore turke.

“Një avion luftarak i Forcave Ajrore Turke rrëzoi një avion bombardues të forcave ruse, i cili po kryente sulme mbi territorin e Republikës Arabe të Sirisë”, tha gjenerali rus, i cili shtoi se avioni rus nuk ka bërë asnjë përpjekje për të komunikuar apo vizuale me pilotin e avionit rus.

Rudskoj shtoi gjithashtu se avionët turq kanë shkelur hapësirën ajrore siriane kur kanë qëlluar avionin e tyre rus.

“Çdo shënjestër që do përbën rrezik do shkatërrohet. Në deklaratën e tij, gjenerali Rudskoy shtoi se pas ngjarjeve të së martës, Rusia do të marrë masat për përforcuar mbrojtjen e saj ajrore si dhe se “çdo shënjestër që do të përbëjë rrezik potencial për ne, do të shkatërrohet”, tha Rudskoy. Ai tha se është vendosur që të merren edhe të tjera masa për të rritur sigurinë në bazën ajrore ruse në Siri.

Së pari, çdo operacion do të kryhet nën mbrojtjen e avionëve gjuajtës rusë. Së dyti, në brigjet e Latakias do të ankorohet raketahedhësja “Moska”, me qëllim për të shkatërruar çdo objektiv që paraqet rrezik. Së treti, gjenerali bëri të ditur se Rusia do të ndërpresë çdo kontakt ushtarak me Turqinë.

Gjithashtu në këtë deklaratë, Shefi i Shtabit të Ushtrisë ruse konfirmoi edhe vrasjen e një tjetër ushtari rus në operacionin e krye nga dy helikopterë në zonën ku është rrezuar avioni bombardues, për t’i ardhur në ndihmë dy pilotëve.

“Është zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi nga dy helikopterë, Mi-8. Në rrjedhën e operacionit njëri prej helikopterëve u detyrua të bënte ulje emergjente në zonën rurale, për shkak se u qëllua me armë të lehta nga poshtë. Një ushtar mbeti i vrarë, ndërsa personeli i helikopterit u evakuua dhe tani janë në bazën ajrore Hmeymim”, tha Rudskoy.

Ndërkohë, NATO mbajti një takim të jashtëzakonshëm të kërkuar nga Ankaraja, pas ngjarjes së ditës së martë.

Drejtues të aleancës, përfshi Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, deklaruan se, avioni rus hyri në hapësirën ajrore turke para se ai të qëllohej me pasojë rrëzimin. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se inkursioni rus në hapësirën ajrore turke zgjati vetëm disa sekonda.

Sikurse citon “Reuters”, përfaqësuesit e NATO-s besojnë se Turqia duhej të kishte treguar më shumë vetëpërmbajtje, por Stoltenberg është shprehur se “ne qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë”.

/ Top Channel

Next Post

Afera CEZ, Kryeprokurori Llalla kundër PD: Çështjen e heton vetëm prokuroria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In