• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rakacolli: Po shohim dritë në fund të tunelit! Brataj për grumbullimet për Bajram: Çfarë t’u themi besimtarëve kur e bëri politika në fushatë

by Java News
14/05/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e sotme shënoi dhe festën e Bajramit ku besimtarët myslimanë që në orët e para të mëngjesit bënë faljen e Namazit. Vetëm në Tiranë u mblodhën me qindra besimtarë, ku distanca e tyre thuajse ishte e pamundur. Për kreun e urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj këto grumbullime janë me rrezik dhe se nuk duhet të bëheshin, por shtoi se nuk kanë se çfarë të komentojnë veprimin e besimtarëve, ku vetë politika dha shembullin e gabuar me tubime elektorale gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë diskutimit në emisionin “Repolitix”, Brataj tha se rezultati i këtyre grumbullimeve për faljen e  Namazit do të shihet pas dy javësh.

“Grumbullimet nuk janë të mira, po çfarë t’u thuash besimtarëve ku politika bëri gjithë ato tubime. Për ne këto janë të gabuara dhe nuk janë të pranueshme, por këshillat tona janë këto, se sa zbatohet pastaj duhet ta thonë institucionet përkatëse që ndjekin këto raste. Sa ndikuan këto grumbullime sot do të shihen pas dy javësh.

Ndërsa Zv.Ministrja e Shendetësisë, Mira Rakacolli tha se ka një rënie të qarkullimit të virusit në popullatë duke bërë që drita në fund të tunelit të zmadhohet, por duhet treguar kujdes dhe të vijohet me respektimin e masave.

” Drita në fund të tunelit është zmadhuar, por kemi akoma rrugë për të bërë, duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të zbatojmë po ato masa. Ka pasur një keqkuptim se pati një ditë që nuk pati shtrime në QSUT, por situata nuk është kaq rozë sa duket”.

Në lidhje me lehtësimin e masave anti-COVID për heqjen e maskave të atyre që kanë bërë vaksinën apo dhe orës policore, që aktualisht është 22:00-06:00, mjekët u shprehën hezitues duke thënë se çështja do të vijojë të shihet në vazhdimësi dhe se nuk mund të flitet për lehtësim në këto momente, edhe pse situata me pandeminë është në trende pozitive.

“Për orën policore diskutohet çdo lloj mase që merret në detaje. Do diskutohet do shikohet situata dhe mbi bazë të indikatorëve dhe themi se çfarë mase i përgjigjet situatës. Jam më e tërhequr sepse i jap rëndësi rritjes së rasteve në spital”, u shpreh Rakacolli

“Nuk mund të diskutojmë t’i heqim të gjitha. Duhet të mbahet maskat edhe pse e vështirë për verën, por këto maka do të diskutohen dhe deri tani nuk ka vendimmarrje për këtë”, tha Brataj.

g.kosovari

Next Post
“Ditë e mrekullueshme për Amerikën”/ Joe Biden shfaqet pa maskë: Nëse jeni plotësisht të vaksinuar…

“Ditë e mrekullueshme për Amerikën”/ Joe Biden shfaqet pa maskë: Nëse jeni plotësisht të vaksinuar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com