• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rakacolli: E prisnim rritjen e shifrave, për t’u mbrojtur nga virusi duhet respektimi i masave

by Java News
17/06/2020 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar në emisionin “Provokacija” se rritja e shifrave pas hapjes ishte e pritshme, ndaj kjo ishte arsyeja pse u zgjat gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Rakacolli u shpreh se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi është respektimi i masave për sa kohë nuk ka ende një mjekim specifik.

“E prisnim të kishim rritje të numrave sepse është normale sepse pas një mbyllje të tillë mekanike hapja do sillte rritje. Kjo ishte arsyeja pse kërkuam zgjatje të fatkeqësisë natyrore. Në fazën e parë patëm bashkëpunim me qytetarët. Çelësi i suksesit ishte se qytetarët ndoqën rekomandimet që ne dhamë. Ndërsa pas javës së parë filluan edhe grumbullimet dhe u largua frika se çdo gjë po shkon normalisht. Rekomandimet që kanë qenë edhe nga shkencëtarët janë bërë nga eksperiencat e tjera. Ne kemi mësuar se ky është një virus ngjitës, rezistent, akoma nuk ka një mjekim specifik dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur prej tij është pengesa mekanike, barriera, maska distanca. Sidomos në momentin e hapjes maskën duhet ta vendosin. Duke parë në televizor atë që po ndodhte në Itali ne u frikësuam. Këtu u bënë dhe festa, bajrami dhe pashkët ndërsa në Itali njerëzit festuan në shtëpitë e tyre. Qasja atje ka qenë më e kujdesshme për shkak se kishin kaluar një situatë më të rëndë. Kjo ka të bëjë me anën personale, se si jemi mësuar ta përjetojmë një situatë. Ka artikuj që thonë se virusi në verë do të fashitet. Virusi është i panjohur. Akoma nuk dihet asgjë me saktësi. Kjo ka të bëjë me burimet e informacionit sepse konkluzionet dalin më vonë dhe duhet diçka që të provojë idetë”, tha Rakacolli.

Rakacolli tha se 50% e pacientëve të prekur kanë qenë asimptomatikë, ndërsa një pjesë tjetër me simptoma të lehta. Ajo tha se gjendja e pacientëve të shtruar në spital që nuk janë në terapi intensive është relativisht e mirë.

“Pjesa e pacientëve që nuk janë në terapi intensive janë në gjendje relativisht të mirë. Kanë nevojë për kujdes spitalor. Numrat për momentin nuk janë dramatikë, janë të pritshëm dhe në varësi të këtyre indikatorëve dalim në përfundim se nuk janë shifra të rrezikshme. Një pjesë e njerëzve janë asimptomatikë. Rreth 50% janë asimptomatikë. Një pjesë tjetër janë me simptoma të lehta. Ata persona që kanë pneumoni kanë nevojë për kujdes spitalor. Virusi nuk prek vetëm mushkëritë, por edhe trombozat që shfaqet edhe tek të rinjtë”, tha Rakacolli.

g.kosovari

Next Post
Regjisori Kastriot Çipi kundër masave anti-COVID: Nuk krahasohemi as me qentë në Itali, pasi ata dalin

"Shtimi i rasteve me koronavirus, faji i të gjithëve"/ Bino tregon nëse ka një shifër që do të na kthente në karantinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In