• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rajmonda Bulku: Berisha na bëri njerëz, dyfishoi rrogat e artistëve! Politika është shumë e keqe

by Java News
29/01/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rajmonda Bulku ka dhënë një intervistë për emisionin “Arkapia” të Elsa Demos.

Ajo ankohet se si funksionon aktualisht Teatri Kombëtar, pasi sipas saj, nuk i vlerëson aktorët.

Sipas Bulkut, aktorët vlerësoheshin vetëm në kohën e Berishës.

Pjesë nga intervistë:

Demo: Statusi juaj në Teatrin Kombëtar?

Bulku: Di që tani është një sistem kontratë.Unë jam tani sepse firmos një kontratë, kam pasur punë. Nëse kam pasur punë në 6 mujorin e parë, ndodhin dhe ca çudira këtu, apo në 3 mujorin e parë unë kam firmosur kontratë 3 mujore, 6 mujore apo 1 vjeçare.

Demo: A është efiçente kjo mënyrë kontratash?

Bulku: E vë aktorin vetëm në një ankth që të vraposh çfarë të kapësh,  ku të kapësh. Por edhe në një trupë permanente çfarë do të bësh pastaj, do të jenë të njëjtët që do të luajnë dhe nuk je në konkurencë. Ka të drejtë dhe ai që është jashtë teatrit. Dikur me këtë ide, që mbase e kishte më të mirë por shumë të përparuar për kohën ka qenë Alibali. Ai erdhi me këtë vizion që duhet të rrinë shumë pak, kategoria e parë e aktorëve dhe pastaj sistem kontrate. Ishte e pamundur ta bëjë, ishte shumë herët për të nxjerrë njerëzit në rrugë të madhe se ku do të shkoje vetëm me një Teatër, megjithëse ka qenë dhe Estrada. Është e vështirë ta diskutosh, shkolla prodhon çdo vit. Ka mbetur akoma vetëm një Teatër Kombëtar që ka sallën më të madhe dhe shikueshmërinë më të madhe. Sallat e tjera janë të vogla, punon shumë Teatri Eksperimental por është vetëm me 200 vende.Janë salla të vogla.Ajo që gjëmohet është vetëm Teatri Kombëtar.

Demo:  Në vitet 2009-2013 si deputete e PD çfarë nuk keni arritur të përmbushnit me fjalën tuaj në drejtim të Teatrit?

Bulku: Fillimisht kam filluar të flas, sigurisht janë harruar këto tani.Gjëja e parë që kam thënë është se duhet të ktheheshin teatrot në kategorinë e parë të disa qyteteve. Ministrat e Kulturës në atë 4 vjeçarin tim janë ndërruar shumë shpesh, asnjëherë nuk lidheshe që prit të qëndrojmë një katër vjeçar dhe të bëjmë 3 gjëra se 5 nuk bëhen dot. Kjo mbase ishte një e keqe imja.

Demo: A nuk ju duket tani se për Teatrin më shumë propagandë se vepra konktrete?

Bulku: Absolutisht.Çdo gjë.Nuk mund të merrem me krahasime se them se ka qenë një zë i ulët gjithmonë. Ka aktorë që thonë në 2005 na u bë rroga dyfish, u bëmë njerëz. Një aktor më ka thënë kam veshur kostum për herë të parë në jetën time.Kjo ishte respekti që kishte në atë kohë kryetari i shtetit për artin.

Demo: Jeni realiste ku e vlerësoni Berishën për dashurinë e tij për artistët?

Bulku: Mund të mos kishin mundësi financiare për të bërë Teatër të ri apo godina që kushtonin por të paktën artistit në teatër i dha mundësinë për të jetuar më mirë nga çfarë është sot. I dyfishoi rrogën dhe kishte një figurë artistike që vlerësohej.

Demo: Salla ishte më bosh.

Bulku: Çfarë rëndësie ka, herë pas here ka shfaqe dhe shumë të mira. Ta diskutojmë dhe atë sallën që mbushet sot. Edhe ajo është për të diskutuar me nivelin e veprave. Ne po na mbushet salla edhe me këto vepra që ti mund të kesh kufizimet e tua.

Demo: Nuk do të merreni më me politikë?

Bulku: Jo. Politika është shumë e keqe, nuk mund të jesh mirë me veten.

Next Post
Simptomat e mungesës së vitaminës D duken direkt në trup

Simptomat e mungesës së vitaminës D duken direkt në trup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In