• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rajerson, njeriu që bëri të heshtë opozitën, por që acaroi (habitshëm) Metën

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në një hark të shkurtër kohor, zyrtarë dhe media pranë të LSI-së, kanë reaguar shumë ashpër ndaj një deklarate të ish- ambasadorit amerikan Rajerson, nëpërmjet së cilës ai i bënte thirrje deputetëve të PD-së që të votonin Reformën në Drejtësi dhe të mos bëheshin kukulla në duart e lidershipit.

Një deklaratë kjo që pati jo pak jehonë mediatike dhe politike dje, po të kihet parasysh se ish-ambasadori njihet publikisht si një nga mbështetësit e ish- Kryeministrit Berisha. Por ndërsa në kampin e PD-së heshtën ndaj kësaj deklarate, krejt e kundërta ndodhi me aleatin qeveritar, LSI-në, a thua se deklarata u adresohej deputetëve të LSI-së dhe jo atyre të PD-së.

Reagimi në bllok kundër Rajersonit tingëllon i pashpjegueshëm, nëse nuk futet në kontekstin e sulmit të LSI edhe thirrja e tij për votimin e reformës. Apeli i ambasadorit ishte një përpjekje për të ndërgjegjësuar deputetët demokratë, por nga ana tjetër, ishte edhe në një linjë edhe qëndrimin formal të LSI-së për të votuar pro Reformës. Sjellja në kujtesë e disa fakteve historike, të cilat për hir të realitetit e kanë bërë ish-ambasadorin të jetë mjaft i kontestuar, sidomos nga forcat e majta, më shumë se një përpjekje për portretizimin e tij, dukeshin si përpjekje për të zhurmuar deklaratat e Uilliam Rajerson pro Reformës.

Në fakt edhe vetë LSI-ja, e cila kritikon “shkollën e plepave” ka qenë pjesë e bashkëqeverisjes me ish-kryeministrin Berisha (që akuzohet se ka qenë edhe arkitekt i “shkollës së plepave). S’e kemi dëgjuar asokohe, për shembull, ish-ministrin Vasili, ta kritikojë shefin e tij Berisha për juristët e plepave.

 

Next Post

Ministrja Ekonomi pret homologen çeke, projekte në fushën e turizmit

Comments 1

  1. skraparlli jo si meta says:
    10 years ago

    juristet e plepave e shpetuan meten nga burgu. prandaj nuk do qe ata te ikin prej radiografise amerikane

    Reply

Leave a Reply to skraparlli jo si meta Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina kundërshton lidhjen me anijen e kapur në Ngushticën e Hormuzit

Kina kundërshton lidhjen me anijen e kapur në Ngushticën e Hormuzit

April 21, 2026
Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

Ushtria e Izraelit ka ndëshkuar dy ushtarë me 30 ditë burg, pasi shkatërruan një statujë të Jezu Krishtit në jug të Libanit

April 21, 2026
Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

Meta kërkesë Gjykatës: Më nxirrni nga kafazi i xhamit gjatë seancave

April 21, 2026
FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

FOTO/ Ekzekutoi dy vëllezërit shqiptarë dhe mikun e tij, ja kush është autori i vrasjes së trefishtë në Malin e Zi

April 21, 2026
Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

April 21, 2026
Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

Rrëzohet nisma e PD për heqjen akcizës së gazit natyror në industrinë e prodhimit, ministria e Financave: Do sjellim ligj të ri në fund të vitit

April 21, 2026
Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

Kompensim 50 lekë për litër karburanti, Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e Qeverisë për shoqëritë e transportit

April 21, 2026
Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

Plagosja e dy të rinjve pas shpërthimit të granatës në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen

April 21, 2026
U dënua me 1 vit burg për ‘korrupsion zgjedhor’, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

U dënua me 1 vit burg për ‘korrupsion zgjedhor’, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

April 21, 2026
Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD

Alimehmeti përjashton kandidimin për kreun e PD

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In