Rafinha është duke i kryer testet mjekësore, ky është lajmi që japin mediat italiane. Mesfushori brazilian arriti mbrëmë në Milano dhe në mëngjesin e së hënës i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore, para se të kompletojë transferimin te Interi nga Barcelona, raporton “Tuttomercatoweb”, transmeton Gazeta Express.
Raportohet se Rafinha është huazuar me obligim blerje në fund të sezonit, 35 milionë euro plus tri të tjera bonuse. Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditës së hëne. (b.an)