• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radiografia e ‘elektoratit gri’

by Eduard Zaloshnja
24/09/2025 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Me ekstrapolim të përafërt statistikor, rezulton se rreth 700 mijë banorë të rritur të vendit (nga rreth 1.9 milionë gjithsej) nuk simpatizojnë asnjërën nga dy partitë kryesore. Këtë na tregon sondazhi i përjavshëm i të hënës “Zëri i Shqiptarëve”, që bëj për televizionin ABC (shihni grafikun e mëposhtëm).

Në vendet ku mbizotërojnë elektoralisht dy parti politike kryesore, elektorati që nuk simpatizon asnjerën prej tyre quhet zakonisht ‘elektorat gri’. Në vendin tonë, dy partitë kryesore zotërojnë aktualisht plot 133 mandate parlamentare (nga 140 gjithsej). Dmth, ‘elektorati gri’ është praktikisht i papërfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Po si është aktualisht përbërja politike-demografike-arsimore-gjeografike e ‘elektoratit gri’?

Nga sondazhi i sipërcituar, rezulton se pothuaj 7/10 e ‘elektorëve gri’ nuk votuan fare më 11 maj, ndërsa 3/10 votuan kryesisht për partitë e vogla. Të cilat mund të jenë bërë tani edhe më të vogla elektoralisht, pas sherreve të brendshme paszgjedhore…

‘Elektorati gri’ ka një moshë mesatare më të vogël se elektorati i përgjithshëm i këtushëm. Gjithashtu, ‘elektorati gri’ ka një nivel arsimor më të lartë.

Nga pikpamja gjeografike, ‘elektorati gri’ është i përqendruar në qaret Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Elbasan. Kurse nga pikpamja e vendbanimit, ‘elektorati gri’ është i përqendruar në zonat e mëdha urbane.

Këto karakteristika demografike-arsimore-gjeografike të ‘elektoratit gri’ mund t’u vlejnë atyre që kanë ndërmend të sfidojnë eventualisht dy partitë e mëdha. Të cilat dominojnë aktualisht Kuvendin me 133 deputetë të tyre…

Next Post
Hapet Ekspozita Pamore Globale e të Rinjve “Një botë: E ardhmja e përbashkët”

Hapet Ekspozita Pamore Globale e të Rinjve "Një botë: E ardhmja e përbashkët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

August 25, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota

August 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com