• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ra teoria e Berishës së “fitores në tavolinë”

by
23/06/2015 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ndarja e re territoriale, Berisha deklaroi në një emision televiziv se do t’i sugjeronte drejtuesve të PD-së që t’i bojkotonin zgjedhjet lokale, pasi ndarja që kishte bërë dyshja Rama-Meta ishte thjesht për qëllime elektorale. Sipas tij, ajo i siguronte mazhorancës fitoren e sigurtë në 52 bashki (nga 61 të krijuara), bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të parvjetshme.

Këtë tezë të Berishës e përdorte për 6 muaj rresht pothuaj çdo politikan i opozitës e analist pranë saj, në çdo foltore të mundshme. Por 6 muaj pas publikimit të saj, i ndodhur nën trysninë e partnerëve tanë euroatlantikë, Basha deklaroi se PD-ja do të futej në zgjedhje, dhe me një votë plebishitare, do ta rrëzonte ndarjen territoriale të dyshes Rama-Meta.

Tani që kemi rezultatet përfundimtare të  zgjedhjeve në pothuaj të 61 bashkitë, mund të analizojmë nëse teoria e Berishës së “fitores në tavolinë” u materializua.

Vetëm në 11 bashki (Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Peqin, Libohovë, Librazhd, Bulqizë, Skrapar, Durrës, Vorë, Krujë), teoria e Berishës pati një fuqi perfekte parashikuese – kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit ASHE arritën një përqindje pothuaj identike me atë që kishin realizuar parvjet partitë e këtij koalicioni.

Por ajo teori dështoi në mënyrë spektakolare në Përmet, për shembull, ku kandidati i ASHE-s, humbi në një bastion që ka qenë i së majtës qysh në 24 maj të vitit 1944… Ose në Has, për shembull, ku kandidati i ASHE-s fitoi thellë në një bastion që ka qenë berishian qysh në 31 mars të vitit 1992.

Plot 37 kandidatë për kryebashkiakë të ASHE-s, arritën një përqindje më të ulët se ajo që realizuan parvjet partitë e këtij koalicioni, ndërsa 10 kandidatë të ASHE-s arritën një përqindje më të lartë (Për të analizuar arësyet e këtyre devijimeve, do të duhej nga një shkrim më vete për secilën). Ironikisht, në Tropojë, në bastionin më simbolik berishian, kandidati i ASHE-s shënoi rritjen më të lartë të përqindjes – plot 15% më shumë se sa realizuan parvjet partitë e këtij koalicioni – dhe për pak sa s’fitoi…

Në tabelën bashkëngjitur janë devijimet e përqindjeve nga 2013-ta, për 58 bashki. Kurbini është lënë jashtë tabelës, pasi opozita, praktikisht, nuk mori pjesë në zgjedhje atje. Ndërsa Finiqi dhe Dropulli janë lënë jashtë sepse, në këto dy bashkiza, gara reale ishte mes kandidatëve minoritarë grekë.

Next Post

Vlorë, arrestohet 50 vjeçarja punonjëse e Postës, vodhi 62 milionë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

June 27, 2026
Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

June 27, 2026
Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

June 27, 2026
Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

June 27, 2026
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

June 27, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kërkesat e protestës janë marksiste”, Rexhaj: Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi?

June 27, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Ç’punë kanë Ikbalet e dynjasë në demokracinë e Republikës së Shqipërisë?

June 27, 2026
Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

June 27, 2026
Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

June 27, 2026
Programi i Gjon Mili International Video Art Festival nis në Nju Jork

Programi i Gjon Mili International Video Art Festival nis në Nju Jork

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In