• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ra raporti dhe u njohëm!

by Java News
28/11/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denar Biba

Për shkak të detyrës, por edhe si qytetar i angazhuar, më bënë përshtypje gjetjet e Raportit “Informal life of Political Parties in Western Balkan Societies” (“Jeta informale e Partive Politike në Shoqëritë ë Ballkanit Perendimor”).

Për herë të parë lexova për këtë raport në median shqip që i referohej një postimi të z.Petrit Vasili në Facebook, nën okelion “Projekti i BE çertifikon vjedhjen e votave”.

Kërkova lart e poshtë nëpër gazeta e portale online, por nuk pashë asnjë gjurmë të lajmit. Diçka nuk shkonte.

N.q.s do të kishte një projekt të tillë të ndërmarrë nga vetë BE, me siguri që KQZ do ishte në dijeni në ndonjë mënyrë; më së paku një takim me dikë, apo një ftesë gjatë lançimit – mendova.

E kërkova në internet titullin dhe më në fund e gjeta. Raporti është realizuar nga Instituti për Demokraci “Shoqëria Civile” – Shkup (IDShCSh). Ndryshe nga shumica absolute e shqiptarëve, përfshi edhe ata që jetojnë me politikë, të cilët nuk e kanë dëgjuar kurrë më parë këtë ojf maqedonase, për mua emri është i njohur, pasi Instituti në fjalë boton edhe një Revistë të përtremuajshme, “Political Thought” (“Mendimi Politik”), në numrin 32 (Dhjetor 2010) të së cilës kam kontribuar edhe unë si bashkautor i një shkrimi mbi “Sfidat e Shtetit të së Drejtës në Shqipëri”. Revista financohej (atëkohë, nuk e di tani) nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung, zyra e Shkupit, i cili, pa asnjë dyshim që nuk mbante asnjë përgjegjësi për ato çfarë kam shkruajtur apo analizuar unë rreth realitetit shqiptar. Instituti në fjalë, siç vetëpërcaktohet, është “një organizatë jo-qeveritare, e paanshme, jo-fitimprurëse, e ngritur në vitin 1999, nga një grup intelektualësh maqedonas, me qëllim mbështetjen e proceseve demokrative për një Maqedoni të zhvilluar, me qytetarë të lirë e aktivë” (për më shumë kliko http://idscs.org.mk/wp-content/uploads/2016/10/IDSCS-short-portfolio-ENG-2016.pdf).

Por le të kthehemi tek raporti dhe gjetja e tij alarmuese se “Survey results suggest that one in five respondents … in Albania (21%) reported receiving an offer of money or favours in exchange for a vote” që shqip përkthehet “Rezultatet e vëzhgimeve sugjerojnë se 1 nga 5 të anketuarit në Shqipëri raportojnë të kenë marrë një ofertë për para apo ndere në shkëmbim të votës”.

Kjo është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë në lidhje me fenomenin e shit-blerjes së votës në Shqipëri, të paktën që pas vitit 2000, por ndoshta edhe më herët. Praktikisht, në Raportet Përfundimtare për Zgjedhjet në Shqipëri, misionet e OSBE –ODIHR, të cilët angazhojnë dhe marrin informacion nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish të huaj dhe vendas (disa qindra), në lidhje me këtë cështje nga Zgjedhjet 2013 e në vijim janë shprehur se:
“Pretendimet për blerjen e votës, të bëra dhe nga dy partitë politike më të mëdha kundër njëra-tjetrës dhe kundër LSI-së, u intensifikuan në ditët para ditës së zgjedhjeve dhe cenuan klimën zgjedhore. Shumë prej pretendimeve për blerjen e votës fokusoheshin mbi grupet vulnerabël, veçanërisht në komunitetin rom dhe egjiptian, sidomos në zonat rurale.” (Zgjedhjet 2013).

“Pati akuza të shumta për blerjen e votës, duke përfshirë pagimin e drejtpërdrejtë të zgjedhësve, si edhe të individëve për të siguruar vota prej të njohurve dhe familjes së tyre. Pati gjithashtu akuza për individë që u dorëzuan kartat e tyre të identitetit partive përpara ditës së zgjedhjeve. Drejtues dhe personalitete të tjera të partive parlamentare dhe joparlamentare pohuan se ky është një tipar shqetësues i zgjedhjeve në Shqipëri, i cili duhet trajtuar seriozisht. Pavarësisht numrit të madh të akuzave, mekanizmat e ankimit për shkeljet gjatë fushatës mbetën gjerësisht të papërdorura nga partitë politike.” (Zgjedhjet 2015)

“Një numër bashkëbiseduesish pranuan se përpjekjet për blerjen e votave në zona të disavantazhuara ekonomikisht mbeten një problem. Ndonëse ky fenomen nuk haset vetëm në këto komunitete, ai prek në veçanti pakicat kombëtare Rome dhe Egjiptiane.

Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës.58 Pas ditës së zgjedhjeve, si PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve.” (Zgjedhjet 2017).

Shifra tepër e lartë dhe qartësisht e përcaktuar (1 në 5 të anketuar) e raportuar nga Instituti maqedonas është mbresëlënëse, ndaj edhe kërkova të mësoja më shumë në lidhje me metodologjinë e zbatuar prej tyre për të dalë në këtë përfundim të padëgjuar më parë, i cili më së paku kërkon thellim. Qoftë edhe kaq sa po bëj unë.

Sipas vetë Raportit, ai është hartuar nga 3 studiues të IDShCSh, zotërinjtë Jovan Bliznakovski, Borjan Gjuzelov, Misha Popovik (nga 10 vetë që ka Instituti të punësuar në total) dhe “gjetjet e tij janë bazuar kryesisht në të dhënat e siguruara nga kërkimet e zhvilluara në periudhën Maj – Qershor 2017 me 6040 individë përmes 6 vendeve të Ballkanit Perendimor, si dhe përmes intervistave gjysëm të strukturuara, kërkimeve etnografike në rajon dhe dokumenteve arkivore”.

IDShCSh financohet nga fondet IPA të Komisionit Europian, Foncacioni për një Shoqëri të Hapur (Sorros), Shteti Zviceran, USAID Maqedonia, FCO – Ambasada Britanike Shkup, Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung – zyra e Shkupit, etj., ndërsa Raporti është pjesë e Projektit HORIZON 2012, të financuar nga BE. Projekti HORIZON 2012 zbatohet nga një konsorcium ndërkombëtar i drejtuar nga Shkolla për Studime Sllave dhe Europiano Lindore pranë Kolegjit Universitar Londër.

Në bibliografinë e përdorur për Raportin nuk ka asnjë autor shqiptar, por në informacionin që vetë IDShCSh jep në faqen e parë të Raportit tregohet se partneri shqiptar për realizimin e këtij raporti ka qenë Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike (QKHA). QKHA nuk ka asnjë adresë në internet, vetëm faqe në FaceBook, sipas të cilës rezulton të jetë një ojf shqiptare me vetëm një anëtar, e themeluar në 2009 dhe adresë rruga “Shinasi Dishnica”, nr.16, Tiranë. QKHA liston si të parin dhe të vetmin aktivitet të saj pjesmarrjen në lançimin e Raportit “Jeta informale e Partive Politike në Shoqëritë ë Ballkanit Perendimor”, të Institutit maqedonas.

Në këtë pikë vlerësova që i kushtova krejt kohën e nevojshme këtij Raporti. Ndoshta pak, po qartësisht më shumë se çdo shqiptar tjetër, me përjashtim (ndoshta) të anëtarit të vetëm të QKHA.

Next Post
Ja 5 shenjat që tregojnë se metabolizmi juaj nuk funksionon siç duhet

Ja 5 shenjat që tregojnë se metabolizmi juaj nuk funksionon siç duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

August 19, 2026
Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

Prognoza imagjinare e “Shqipërisë së Re” që po lind nga Flamingo Revolution!

August 19, 2026
Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

August 19, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, reagon qeveria e Portugalisë: Rastin po e ndjekim nga afër me autoritetet shqiptare, ka pasur arrestime por…

August 19, 2026
Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare

August 19, 2026
EMRI+VIDEO/ Gruaja u la e vdekur te dera e spitalit, arrestohet shqiptari, po arratisej nga porti i Barit! Hijet e “Ndraghetës”, trafiku i drogës dhe detajet

U la e vdekur para spitalit në Itali, Gjykata lë në burg shqiptarin Elvis Metvelaj, akuzohet për vrasjen e motrës së anëtarit të “Ndragheta”

August 19, 2026
“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

“Korridori i 8-të”/ IKMT shemb një tjetër objekt, 44 në total që nga janari! Vijon zgjerimi i aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

August 19, 2026
“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com