Një punëtor i huaj ka rënë në korrent sot (26 shtator) ndërsa ndodhej në një varkë, në shëtitoren bregdetare të Durrësit.
Për momentin nuk dihen rrethanat e plota se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Pas incidentit ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.











