• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

by Ben Andoni
14/08/2025 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë nisur pakëz lajmet e mira dhe në ditët në vazhdim, personalisht pres që kolegët të kenë një mjedis të ri, ku të punojnë dhe të përballin detyrimet e tyre. Jam solidar me shqetësimin e tyre të punës dhe me vuajtjet që po kalojnë por mbi të gjitha me të ardhmen e tyre të paqartë.

Kanë mjaftuar këto ditë për të mësuar çdo gjë për përballjen e shtetit me Kompaninë “Focus”, për pasuri të qenë e të paqena, për shqetësimet e gazetarëve, për mllefin e shumë njerëzve dhe për aksionin e marrjes të gjithë infrastrukturës, por shumë pak për mbijetesën e përditshme të shumë prej gazetarëve dhe njerëzve, të cilët shërbejnë në këtë kompani. Nesër do ta ketë radhën dikush tjetër dhe sërish do mësojmë me problematikat e pronës, përballjet e gjyqeve dhe pamundësinë e njerëzve të medias të mbrojnë veten e tyre. Komuniteti ynë nuk ka më asnjë fuqi të mbrojë veten e vet, kurse për fatin e keq, organizmat tona të shoqatave janë të papërfillshme para autoritetit shtetëror dhe atij të pronarëve. Kësaj i shtohet mungesa e një grupi sindikal që të ndikonte për çdo gjë, por mbi të gjitha zëri i saj të ishte zëri i arsyes. Ndërsa neve na kërkohet ta informojmë publikun dhe të jemi të paanshëm, ne nuk na dëgjon njeri për shqetësimet më bazike. Shteti i përkulur nga aksionet e lodhshme kundër informalitetit në pikun e sezonit turistik, në kulmin e flakëve që po e shkretojnë vendin nuk ka kohë të dëgjojë zërin e medias.

Gjithsesi, gjykata e dha një vendim për infrastrukturën e medias së Focus, tashmë është radha e fuqive të tjera ta bëjnë efektive këtë media. Nuk dua të futem në përballjet e problemeve të gazetarëve të kësaj kompanie sepse janë bajagi të mëdha, por besoj se ky devocion i tyre duhet mbështetur. Fillimisht nga familja që e ka në pronësi këtë media. Jam solidar dhe uroj që në eter të jetë një orë e më parë efikas News 24 dhe radioja e saj; në tezga të lexohet “Panorama” dhe Panorama Sport; kurse Ballkanweb të tregojë aktualitetin me të gjithë ngjyrimet e duhura. Kurajë kolegë edhe pse për fat të keq: “Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin”. Ne e kemi harruar njëri-tjetrin për t’u marrë me “shqetësimet” e atyre që po e shkretojnë këtë vend.

 

Next Post
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In