• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin

by Adriatik Doçi
01/07/2026 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi 

Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin. Mbetjet e revolucionit nga rrufjanët e OJQ-ve, trefletëshit, psikotikët tek milionerët e opozitës

Një meritë që duhet t’i njohim protestës në shuarje kundër qeverisë Rama, tashmë e privatizuar nga SHQUP-i, përpos të tjerave, është edhe përbashkimi i dromcave shoqërore në bulevard, rreth një kauze fillimisht mjedisore, por që shumë shpejt ndryshoi narrativë, duke përfunduar në manifeste psikotike, parahistorike dhe groteske. Këtu i referohem manifestit të Dritan Goxhajt, bazuar në dy shtylla (plumb dhe short) dhe platfomës së Përparim Gjekës, i cili ka nisur të konstituojë kuvende dhe qeveri imagjinare me telefon.

Si fillim dua të diferencoj me respekt dhe vlerësim mijëra qytetarë të revoltuar me të drejtë pas 13 vite qeverisje për pensionet e ulëta deri në qesharake në raport me koston e jetesës, kapjen e sektorit të shëndetësisë nga një oligark, ndotjen alarmante në Tiranë, krimet masive mjedisore, rrugët sikur i kanë ngrënë qentë, mungesën e pjeshme të ujit, kompromentimin e sigurisë udhqimore etj. Një pushtet i përgjegjshëm e lexon dhe reflekton pas këtij mesazhi, jo me propagandë dhe algoritëm, por me veprime konkrete, serioze dhe me impakt.

Nga ana tjetër, kurrë më parë, një i ashtuquajtur revulucion nuk ka bashkuar një larmi rrëkesh llumnaje se sa ky i flamingove. Teksa protesta ka ardhur duke zbehur pas infliltrimit të PD-së, zbehje e cila po reflektohet me nervozizëm dhe akte dhune, në pah kanë dalë rrufjanët e OJF-ve, të cilët thithin dhe avullojnë miliina euro donacione çdo vit me raporte fiktive, milionerë të opozitës si Gjin Gjoni apo Agron Shehaj dhe personazhe që janë pronarët më të mëdhenj të tokave nga Gjiri i Lalzit në Ksamil.

Llumi i revolucionit do të ishte i varfër pa trefletëshit dhe mallistët, të cilët denden në bar dhe viza deri kur fluturojnë si flamingo në bulevard, pa influenceret që Skënderbeun e pandehin për markë rrobash dhe sidomos pa disa blogere që patadite paraqiten në burg për takime speciale dhe pasdite në bulevard. Këtij hit-i veror i janë bashkuar edhe çunat e call centrave, të pezmatuar nga mbyllja e qendrave të mashtrimit nga policia, por edhe ikballet që simpatizojnë Hamasin dhe dalin për t’i gjetur çupa të reja burrave të tyre.

Protesta ka nxjerrë në pah edhe personazhe me kartelë dhe ekstremistë, inflencere që thonë se do hidhen sërish nga pallati, bipolarë, mitomanë, piromanë, pijanecë apo pilinçë që ndryshojnë Kushtetutën në Facebook. Revolucionit i kanë fryrë edhe biznesmenë që nuk paguajnë taksa dhe që kanë kthyer në biznes godinat publike, personazhe në kërkim për korrupsion, hajdutë fondesh publike, ish ministra dhe ish drejtorë të korruptuar.

Pjesë e mozaikut të revolucionit janë edhe pedofilë të dokumentuar, maniakë, analistë me vila në Palasë, trafikantë droge, menaxherë prostitucioni, pastrues parash, sekserë, xhepistë, mashtrues, eskorta, përndjekës, bjerraditës, huliganë, ngelësa, fallxhore etj. Kjo amalgamë ka gjasa t’i forcojë më tej pozitat e Edi Ramës pasi mund të theksojë tek shumica e votuesve vetëdijen për arltenativën toksike që i kërkon dorëheqen dhe frikën e rrokullisjen e Shqipërisë.

Next Post
Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

October 8, 2026
Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

Rusia kryen sulm të pamëshirshëm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës! Raportohet për të paktën 20 civilë të vdekur, 4 prej tyre fëmijë!

October 8, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll!

October 8, 2026
Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

Vdes Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja që i vuri “zjarrin” Spanjës dhe u kthye në simbol të krizës së strehimit!

October 8, 2026
Kuvendi mblidhet për shqetësimet e qytetarëve, por vëmendjen e marrin protestat dhe SHISH! Berisha akuza Qeverisë, Peleshi: Seancë më e rëndësishme se…

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

October 8, 2026
Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com