Vrasja në mënyrë makabre e dy turistëve çek në Dukagjin ka sjellë zemëratë tek gjithë shqiptarët. Rrjetet social janë mbushur me statuse që shprehin indinjatën për ngjarjen e ndodhur. Por përtej këtij solidariteti të madh të shprehur, ka të rinj që me postime të papërgjegjshme shkaktojnë zemërim tek të tjerët.
Kështu ka ndodhur me këtë vajzë, e cila teksa është duke pushuar në plazh ka publikuar një foto ku shkruan “R.I.P turistat çekë, un jam vrasësja…”.
Tani kjo foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, ka nxitur zemërim të qytetarët, të cilët shprehin dhimbje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme.