• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qyteti Smart, Tirana i bashkohet Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale

by Java News
02/04/2019 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tirana, si qytet qe po ben progres të vazhdueshëm me nismat dixhitale, i eshte bashkuar Koalicionit te Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities Coalition for Digital Rights). Kjo nisme globale, e iniciuar nga qytetet e Amsterdamit, Barcelonës dhe Nju Jorkut, ka mbështetjen e UN-Habitat, EUROCITIES, CGLU, dhe të gjithë qyteteve të tjera pjesëmarrëse, dhe synon mbrojtjen, promovimin dhe monitorimin e të drejtave dixhitale të qytetarëve.

Në valën e radhës së qyteteve që i bashkohen kësaj nisme, midis Athinës, Londrës, Lionit, Milanos, Vjenës, e shumë qyteteve të tjera të rëndësishme botërore, renditet edhe Tirana, e cila iu bashkua iniciatives globale për të mësuar dhe shkëmbyer ide me këto qytete dhe për të marrë praktikat më të mira prej tyre, si pika reference për projektet që do të zbatohen edhe në vijim.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa iniciativa të ndryshme teknologjike dhe inovatore, të cilat e kanë kualifikuar për të qenë pjesë e kësaj nisme botërore. Mund të përmendim një sërë hapash konkrete: Bashkia e Tiranës është bashkia e parë në vend e cila ndërtoi portalin e të dhënave të hapura https://opendata.tirana.al/, ku publikohen të dhëna të ndryshme statistikore të cilat janë plotësisht të hapura për t’u përdorur nga publiku. Ajo është cituar nga media të rëndësishme Europiane mbi teknologjinë, ku mund të veçohet portali Joinup i Komisionit Europian, i cili ka shkruar mbi migrimet e suksesshme të Tiranës në platformat me kod burimi të hapur (open source), siç janë edhe rastet e migrimit në Nextcloud dhe migrimit në LibreOffice.

Këto nisma të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës tashmë përmblidhen edhe në një faqe te dedikuar të qytetit në portalin e Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities for Digital Rights): https://citiesfordigitalrights.pre.interdigital.biz/tirana

/a.meta

Next Post
Konsumon për 3 javë vetëm lëng frutash, gruaja pëson dëmtim në tru

Konsumon për 3 javë vetëm lëng frutash, gruaja pëson dëmtim në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In