• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetet që ju sigurojnë punë, para dhe shtëpi… mjafton të shkoni atje për të jetuar

by Java News
22/12/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeni duke menduar për të shkuar jashtë vendit? Këtu janë disa vende te të cilat ka punë “me shumicë” dhe disa prej tyre edhe ofrojnë para që në momentin që ju vendoseni atje.

Një qytet i vogël në Zelandë të Re, Kaitangata, ka një problem të madh. Ai ka shumë vende të lira të punës, duke ofruar strehim gratis, por nuk ka mjaft njerëz për të mbushur ato, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, ky komunitet rural ka 800 banorë, dhe ndodhet rreth 80 kilometra nga qyteti Dunedin.

Autoritetet Kaitangate janë duke u përpjekur për të joshur familjet, duke u siguruar një truall dhe një shtëpi me një vlerë prej 230,000 dollarëve të Zelandës së Re (149.000 euro).

Qytete në shtetin australian të Tasmanias janë të interesuar për punëtorët që punojnë në fermat e prodhimit të qumështit. Në ishull ka një numër të madh të fermave të pajisura plotësisht, për shitje.

Fermerët duhet të kenë një vizë pune, dhe prioritet i është dhënë punëtorëve britanikë për shkak të ngjashmërive në sistemin e prodhimit në mes Britanisë së Madhe dhe Australi, dhe jo vetëm.

Irlanda ka nisur një fushatë me anë të së cilës do të tërhiqte rreth 2 mijë ekspertë të IT-së nga e gjithë bota.

Sipas Karl Flannery, drejtor Ekzekutiv i “Storm Technology”, përcjell Telegrafi, industria e teknologjisë informative në Irlandë po ecën më mirë se që ishte parashikuar.

Komunitetet rurale Pajpstoun dhe Manitoba ofrojnë programe për emigrantët me anë të së cilave u ofrohet tokë shumë e lirë ose gratis.

Krejt çfarë ata duhet të bëjnë është që vetëm të japin një depozitë prej 1,000 dollarësh kanadezë (695 euro) dhe të angazhohen për të ndërtuar një shtëpi për 90 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

Industritë në Pajpstoun që kërkojnë punëtorë janë të naftës, bujqësisë dhe blegtorisë./a.k

Next Post
VIDEO për t’mos i besuar syve/ Tiranë, gruaja godet barbarisht me grushte të moshuarin

VIDEO për t'mos i besuar syve/ Tiranë, gruaja godet barbarisht me grushte të moshuarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com