• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetet që i shpenzuan për bamirësi paratë e festimeve të fundvitit, po Shqipëria…?

by A R
03/01/2017 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishin disa qytete në rajon të cilat nuk u përfshinë në festimet e Vitit të Ri, duke zgjedhur t’i kalojnë fondet për bamirësi. Kjo ndodhi në Bosnje, Serbi e Maqedoni. Ndërsa në Shqipëri a Kosovës, as që u bë fjalë të ndodhte një akt i tillë. Vetëm në Tepelenë ndodhi që bashkia e atyshme anulloi një koncert në nderim të një qytetareje që ndërroi jetë së bashku me foshjnën e saj pas djegjes së banesës.

Shkak që disa qytetet zgjodhën mos i bëjnë paratë “rrush e kumbulla” me koncerte, drita e fishekzjarre, ishte lajmi se qyteti Kakanj në Bosnje hoqi dorë nga festimi i Vitit të Ri u përhap shpejt nëpër rrjetet sociale duke ngjallur reagime pozitive në gjithë rajonin.

Se humanizmi në këto kohë të vështira është më i rëndësishëm se sa të festuarit, erdhën në përfundim edhe disa qytete dhe komuna të tjera.

Pritje të organizuar të Vitit të Ri nuk pati as në qytetin e Pozhegës në Serbi.

Në këtë qytet, të hollat shkuan për të riparuar skanerin në spitalin në Uzhice, pasi qytetarët e Uzhicës dhe të Pozhegës, për shkaqe të diagnostifikimit, me ditë të tëra kanë udhëtuar për në qytetet e tjera.

Për arsye të ngjashme, nga kremtimi hoqën dorë edhe qytetet në vijim: Novi Pazar, Vranje, Knjazhevac, Vishegrad, dhe shumë qytete të tjera. Midis tyre, edhe kryeqyteti maqedon, Shkupi.

“Burimet simbolike në vlerë prej dy milionë denarë (32,700 euro), që u planifikuan për pritje të Vitit të Ri, Shkupi i kaloi për zgjidhjen e problemeve sociale”, tha Nedelko Krstevski, zëdhënës i qytetit të Shkupit.

Numri më i madh i këtyre vendimeve u mor përmes peticioneve të inicuara nga qytetarët.

Humanizmi është i kuptueshëm për sociologët, sidomos në një situatë të vështirë sociale. Megjithatë, anulimet e festimeve, thonë ata janë kryesisht një tregues i mungesës së zgjidhjeve sistematike të këtyre problemeve.

“Ideja që para një feste apo natës së Vitit të Ri të ndërmerret një iniciativë e tillë, tregon për një kritikë drejtuar vendit që nuk ka bërë sa duhet në mënyrë sistematike për të parandaluar impulset e tilla të daljes në ndihmë, altruizmit, bamirësisë, të cilat janë gjithmonë të mirëseardhura, sepse ato tregojnë ndjenjën për tjetrin”, shpjegoi sociologu Ratko Bozoviç.

Aksionet humanitare kanë nxitur madje edhe nisma të reja; disa komuna kanë krijuar fonde të veçanta për përgjigje emergjente.

“Ne kemi formuar një buxhet të konsiderueshëm për disa veprime urgjente, por kjo është përsëri një tregues i dobësisë. Unë shpresoj që ky vend të konsolidohet sa më tepër, në mënyrë që veprime të tilla do të jenë minimale dhe që gjërat të rregullohen në mënyrë sistematike”, tha kryebashkiaku i komunës së Kakanj, Mandra.

Iniciativa për të anulluar festimin ka pasur edhe në qytetet më të mëdha serbe – Beograd, Novi Sad, Suboticë. Organizimet e pritjes së Vitit të Ri me këngëtarë, megjithatë, nuk janë anuluar, por shumica e zyrtarëve të qyteteve kanë premtuar se një pjesë e parave të grumbulluara gjatë turizmit të natës së Vitit të Ri do të përdroren për qëllime humanitare. /tesheshi/

Next Post
Papa Françesku: Aspak tolerancë për klerikët abuzues të fëmijëve

Papa Françesku: Aspak tolerancë për klerikët abuzues të fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

March 3, 2026
VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

Gledis Nano rrëfehet për kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit: Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon

March 3, 2026
Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

Barazia gjinore, ministrja Sala: Për herë të parë njihet puna e papaguar

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In