• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa Françesku: Aspak tolerancë për klerikët abuzues të fëmijëve

by Java News
03/01/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku iu ka thënë peshkopëve në të gjithë botën të kenë zero tolerancë për klerin që abuzojnë seksualisht fëmijët, shkruan Reuters.Ai gjithashtu ka kërkuar falje për “një mëkat që na turpëron”.Në një letër dërguar peshkopëve më 28 dhjetor, por që vetëm sot është publikuar nga Vatikani, Françesku shkruan: “Unë do të doja që ne të ripërtërijmë përkushtimin tonë për tu siguruar që këto krime të mos ndodhin më në mesin tonë”.

Prej zgjedhjes së tij në vitin 2013, Papa Françesku ka ndërmarrë hapa për të hequr me rrënjë abuzimin seksual brenda Kishës dhe të vë në zbatim masa që mbrojnë fëmijët.

Por, siç shkruan më tej Reuters, grupet që mbrojnë viktimat thonë ai nuk ka bërë mjaft, veçanërisht në mbajtjen përgjegjës të peshkopëve që kanë toleruar fshehjen e abuzimeve seksuale.

“(Kisha) pranon mëkatet e disa prej pjesëtarëve të saj: vuajtjet, përvojat dhe dhimbjet e të miturve që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë. Ky është një mëkat që na turpëron neve”, shkruan në këtë letër Françesku.

Në vitin 2014, ai e ka krijuar një komision të Vatikanit, pjesë e të cilit ishin disa prej viktimave që të këshillojnë Kishat se si t’i parandalojnë abuzimet. Por, disa pjesëtarë të komisionit janë ankuar rreth hapave të ngadaltë të ndryshimit në Vatikan.

Françesku e ka miratuar edhe themelimin e një tribunali të Vatikanit për të gjykuar peshkopët që akuzohen se kanë fshehur abuzimet seksuale apo që nuk kanë arritur t’i parandalojnë ato.

Por, siç shkruan Reuters, ky propozim ka ngecur.

Abuzimet seksuale brenda Kishës janë përmendur për herë të parë në vitin 2002, kur është zbuluar se peshkopët në SHBA kanë dërguar abuzuesit nga njëra famulli tek tjetra, në vend se t’i ata zhvesh nga petku fetar fare.

Skandale të ngjashme më pas kanë filluar të zbulohen në tërë botën, ndërsa deri më tash Kisha ka paguar dhjetëra miliona dollarë si kompensim për viktimat, citon Koha. (b.an)

Next Post
Licensimi i pikave të karburantit, pritet rritje çmimi 3-4 lekë për litër

Shtrenjtohen karburantet në vend, justifikim mbetet bursa ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In