• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetaria, “Foltorja” dhe sherri i përkohshëm Berisha-Basha

by Ben Andoni
09/10/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një përpjekje të madhe dhe gati të mundimshme të ish-kryetarit të PD-së për t’u fronësuar te PD-ja por tashmë pakuptueshëm, si kryetar, si lider apo thjesht si njeri që do të nisi katarsisin. Me një strukturë mendimi pak konfuze dhe duke rrëfyer shumë kundërshti në “Foltore”, ai ka kthyer diskursin e formacionit kryesor opozitar pas. E ndjekin shpesh publik, që më shumë janë të interesuar të heqin Bashën sesa të bëjnë ndryshimin. Ç’është më e keqja beniamini i tij, Basha, hesht. Kryetari aktual i PD-së e ka lënë Berishën jashtë grupit parlamentar me akrobaci politike, që e treguan sërish hapur për mungesën e korrektesës politike dhe mbi të gjitha të zotin për kulisat. Bash ato që e sollën dhe e mbajtën në pushtet. Madje, që i parathonë edhe fitore.

Në mënyrën sesi sillen të dy po shkelin realisht atë që qytetari pret nga sovraniteti individual, që e kërkon dhe e ndjell respektin. Kryeministri Rama nga ana tjetër me indiferencën e tij po luan me cinizëm për humbjen e kësaj partie, që në të shkuarën e drejtoi vendin në disa mandate. Fatkeqësisht, ajo që nuk duan të kuptohet realisht te PD-ja është një fakt se partia ashtu si shteti ka rregulla loje dhe qoftë dhe në opozitë je i detyruar t’i bindesh rregullave dhe njësoj si të gjithë bash ligjit të shtetit, të cilin mëton ta bësh më të mirë. Këtu Basha në përballjen me shtetin dhe ligjin nuk zhgënjen në ndjekjen e Berishës.

Në diskursin e kryetarit aktual të PD-së nuk e gjen një gjë të tillë dhe me sa duket do të jetë sërish e vështirë, kurse me Berishën në kërkimin e tij të sforcuar për të ardhur në pushtet me kaotizmin e ideve dhe planeve, kupton sesa larg është lëvizja e vet “Foltorja” me qytetarinë. Të paktën, ai vetë nuk e bëri atëherë kur duhej qytetarin e saj, e aq më tepër Basha me inkoherencën e mendimeve dhe ideve. Duket se ajo, që në filozofinë politike rreshtohet te qytetaria, mungon krejtësisht tek ata, ca më shumë respekti i të ndryshmes. “Qytetaria përfshin mekanizmin për të njohur dhe vepruar mbi detyrimet e atyre që nuk i njohim. Ajo i mundëson pjesës tjetër të qëndrojnë krah për krah kundër autoritaritetit  dhe të pohojnë të drejtat e tyre të përbashkëta. Kësisoj ajo prodhon një mburojë kundër shtypjes dhe një jehonë të zërit ndryshe. Pa këtë trajektore nuk ka një pikë shkarkimi për opozitën përveç konspiracionit për të rrëzuar pushtetin në fuqi”, shkruan një nga ideologët më të njohur të së Djathtës, Scruton.

Në të gjithë diskursin e Berishën mungon jo vetëm trajta ideologjike, por edhe udha se ku do shkojë, veç faktit që do t’i shpëtojë ndonjë mase ekstreme që mund t’i vijë nga përtej oqeanit. E propozoi ndryshimin ideologjik të Partisë në një nga “Foltoret” duke harruar se ndryshime të tilla kërkojnë rrahje idesh dhe mbi të gjitha sanksionohen nga kongrese. Rrugë e njohur për të ardhur shkurt në pushtet pasi për t’u afruar me qytetari duhet shumë e shumë punë, pikërisht atë udhë që e bëjnë pak njerëz ose si e shprehte dikur Otto von Bismarck: “Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri”. E tillë është rruga e drejtë, ajo që prej kohësh mungon atje ku duhet në krahun e djathtë, në atë hapësirë ku demokracia shqiptare po kërkon zgjedhje për shumë nga plagët e saj, që i janë dhënë nga binomi përkohësisht i përçarë Basha-Berisha. (Javanews)

 

Next Post
Elbasan/Policia në kërkim të Erjon Llapushit që dhunoi kamarierin

Elbasan/Policia në kërkim të Erjon Llapushit që dhunoi kamarierin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In