Ish-kryeministri Berisha është kthyer prej kohësh në një instrument dizinformimi, ku me anë të Facebook-ut të tij nxjerr nga më të pashembulltat imagjinata të tijat.
I tillë ka qenë edhe rasti i sotëm ku që në pikë të mëngjesit, ka sulmuar kandidatin e PS për Kukësin, Safet Gjicin duke aluduar se po përdorte administratën për fushatë.
Mirëpo, mesa duket qytetari i tij dixhital ishte tallur me të, siç ndodh rëndom tanimë ndaj Berishës. Kështu, pasi ndonjë tjetër qytetar dixhital e ka informuar se janë tallur me të, Berisha e ka hequr postimin nga facebook-u.
Prej vitesh tanimë Sali Berisha jeton i mbyllur në botën e tij dhe mendon se gjërat kanë ngrirë në kohën kur ai la pushtetin e ku shkeljet që beheshin në kohën kur ai ishte Kryeminister, bëhen njësoj edhe sot./Lexo.al
Ja statusi i Berishës që e hodhi dhe më pas e fshiu nga Facebook-u:
“Qytetari dixhital denoncon:
-Pjesemarrjen e OSHEE dhe mesuesve
-ne fushaten e Gjicit te partise, njeriut
qe me rojet vodhi miliona euro ne banke dhe
-fitoi 64 tendera nga parate e takspaguesve me kompanine qe vodhi banken. sb
“prsh si je lideri i shqipris jam nga kuksi kemi biseduar ne fcb desha te bej nje donencim ja shikoi se si po perdoret puntoret e OSHE- te kuksit ne zonen e shishtavecit dhe mesuesit ne fushat elektorale nga safet gjici kandita per PS ne kukes dy fotet e para jan puntoret e OSHE ndersa ne foton e tret eshte mesues”, shkruante Berisha në mëngjes duke bashkëngjitur këto foto./a.ç