Një ditë më parë u transmetua në emisionin “Stop” një video ku tregohej se sa e lehtë ishte të siguroje drogëra të ndryshme në lokalet e Tiranës. Nga to më të lehtat e deri te drogërat e rënda. Sot ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh që ka marrë sipas tij nga qytetari dixhital, për drogën “krokodil” e përhapur së fundi në Shqipari.
Ja postimi i Berishës:
Qytetari dixhital informon:
Te dhena tronditese per llojet e drogave qe perdoren ne lokalet e Tiranes nder to droga vdekjeprurese Krokodil qe u njoftua ne emisionin Stop te TV Klan. sb
“Pershendetje Z.Berisha
Mbrem u dha nje kamera e fshehur tek emisioni STOP ,ne nje lokal ne tirane qe shisnin drogra te ndryshme por ma zuri veshin njera qe quhet Krokodil . Une kam pare emisione ne france te bera ne rusi per kete lloj droge .Dhe nese ka ceshtje neser per tu diskutuar ne parlament eshte kjo sepse eshte nje droge qe kur e fillon diten e pare pas 2 vitesh je i vdekur prandaj e ka emrin keshtu sepse lekura ne fillim mer ngjyren e gjelber pastaj kalbet dhe sulmon organet e trupit.Kjo lloj droge behet me perzierjen e medikamenteve me benzinen dhe injektohet sapo behet perzierja . Perdoret ne shtet e varfera sepse nje doze kushton maksimumi 5 euro . Prandaj ju kerkoj qe te mereni seriozisht me kete ceshtje sepse cdo lloj droge eshte e keqe po kjo eshte e tmerrshme .Ta mari vesh Saje Qorri e Edvini se nuk ka vetem hashash tani po kan fut dhe drogen me te keqe ne glob .
FALEMINDERIT”
/a.m.










